Thursday, 2024-04-25, 11:22 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Main » 2010 » November » 21 » nacionale
2:57 PM
nacionale

    Padi pse fëmijët duan t'u mësojnë shqip

Të hënën duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër prindërve të 11 nxënësve të fshatit të Strugës , Podgorcë të cilët morën padi nga Ministria e Arsimit. vazhdon
Sipas tyre, shteti u ndalon fëmijëve të tyre që të mësojnë në gjuhën amtare shqipe. Ata pohojnë se interesim kishte edhe tek prindërit e nxënësve të tjerë, por për shkak të presioneve dhe frikës nga paditë, ata hoqën dorë nga qëllimi që ti lëshojnë fëmijët në shkollë.
‘Fëmijët tanë i trajtojnë si të çregjistruar përkatësisht se nuk ndjekin kurrfarë mësimi. Para dy ditësh bisedova personalisht me zëvendësministren, më tha se e ka informuar ministrin por ende pret përgjigje. Unë i thash se nuk janë të interesuar për rastin tonë. Të shikoni kur të jenë këtu të pranishëm edhe dy arsimtarët. Askush nuk i përshëndet, as mirëdita nuk u thonë. ‘, thotë Fadil Reckoski, prind.
‘Për tërë këtë problem ne e informuam edhe avokatin e popullit të Maqedonisë i cili është në qëndrimin se fëmijët duhet të shkollohen në gjuhën të cilën e duan. Inspektorati i arsimit për shkak se fëmijët tanë nuk mësojnë në gjuhën maqedonase, por në gjuhën shqipe, na dhanë në gjyq. ‘, rrëfen Sead Sadikovski, prind.
Nga inspektorati shtetëror i arsimit pohojnë për televizionin Alsat-M se shkolla në fshatin Podgorcë të Strugës tash më një vit punon ilegalisht sepse nuk ka leje nga ministria, kështu që edhe fëmijët nuk mund të marrin dëftesa.
"Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë e cila nuk ekziston, që nuk është e verifikuar, që nuk ka pëlqim, që në fakt është e egër. Dmth. nuk është në pyetje fakti që mësimi ndiqet në gjuhën shqipe. Problemi është se ajo shkollë fillore nuk mund të funksionojë pa qenë e përfshirë në sistemin arsimor në Maqedoni. Duhet mendim pozitiv nga Ministria e Arsimit, ndërsa ajo nuk e posedon një gjë të tillë. Të vetmin pëlqim që e posedon është ai që e ka nga këshilli komunal, por ai është i pamjaftueshëm”, thotë Xhorxhe Arsov, drejtor i Inspektoratit shtetëror të arsimit. Ndërkaq nga komuna kërkojnë që ministria të mos u përzihet në ingerencat.
Këshilli i komunës së Strugës vitin e kaluar mori vendimin për formimin e dy paraleleve në gjuhën shqipe që në fillim e pranoi zëvendës ministrja e arsimit Qazimi, por pas dy ditësh atë e anuloi ministri Todorov. Inspektorati i arsimit ngriti padi për prindërit për shkak të sjelljes së tyre në kundërshtim me Ligjin. (Miki Trajkovski)/V.I./Liria
Views: 1217 | Added by: men2y | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  November 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$