Friday, 2024-04-19, 2:55 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Edita: Maqedonasit ma shfpifën mbemrin me 'ski'

Shqiptarja Edita Abdiu (25), e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman "X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shumë gjermanëve dhe zviceranëve.

Ajo është e lindur në Bern të Zvicrës, ndërsa jeton në Keln të Gjermanisë. Mbrëmjen e së enjtes, ajo ishte mysafire e shout të televizionit gjerman ARD, nën udhëheqjen e moderatorit Harald Schmidt. Gjatë bisedës, ajo para opinionit gjerman ka rrëfyer se si nga mbiemri Zahini, është krijuar një mbiemër i shpifur: "Mbiemri im është disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Zahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, ka deklaruar shqiptarja me një buzëqeshje. Në fund të shout televiziv, ajo ka kënduar një këngë me të cilën la mbresa të mëdha tek spektatorët, ndërsa moderatori është treguar mjaft i kënaqur nga prania e Editës, duke deklaruar: "Këtë fat nuk e ka secili televizion”. Ndryshe, "X Factor”, është një shou televiziv i cili rrjedhë nga Britania e Madhe. Ky shou karakterizohet me konkurrencë në të kënduar, gjersa sot ai organizohet në shumë vende të botës. (e.gashi)/22 Nov 2010/V.I.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$