Saturday, 2024-04-20, 3:09 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

       www.rizospastis.grshkruan : "Pas UCK-së vjen "LISTA NATYRALE” për ri-ndryshimin e kufijve”

Në qendër të vemendjes u rikthyen planet për ndryshimin e kufijve në Ballkan me themelimin e "Listës për Shiperinë Natyrale” në Tiranë më …30 Tetor nga Koco Danaj, këshilltar i 3 ish-Kryeministrave Shqiptare dhe drejtor… i "Institutit të Parashikimeve Rajonale” në prezencë të qindra Shqiptarëve të Diasporës dhe "Perfaqësues” nga SHBA-të, Gjermania, Belgjika dhe Danimarka."Lista” e sapothemeluar, kërkon (me mbeshtetjen dhe nëse jo me inkurajimin e fuqive imperialiste) krijimin e "Shqipërisë së Madhe” duke bashkuar të gjitha trojet që banohen nga Shqiptarë, në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, IRJ-Maqedonisë dhe Greqi, duke adoptuar haptazi axhenden e dekadës së kaluar të UCK-së dhe të kloneve të sajë.

U deklarua se perfaqësuesit e Listës së shpejti do të dorëzojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Gjykimeve të Hagës…rishikim të vendimeve të Konferencës së Londrës (1913) dhe të Kongresit të Berlinit (1878) të cilat ndanë trojet Shqiptare që ishin nën sundim të Perandorisë Osmane "në mënyre që të korrigjohen gabimet që u bënë atëherë me ndarjen e trojeve Shqiptare”. Organizuesit pohuan se qëllimet e organizatës do të kryejnë me mjete paqësore dhe në "konsesus” me shtetet që kufizojnë me Shqiperinë deri më 2013. Megjithate, ngjarja u trasmetua kryesisht nga Mediat Shqiptare dhe ato Shqipfolëse shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Serbisë. Prokuroria e Përgjithshme e Serbisë hapi hetim për të konstatuar nëse është shkelur ligji nga Ragmi Mustafa dhe Orhan Rexhepi për pjesëmarjen e tyre (në shpalljen e listës), Përfaqesuesit Shqiptarë të bashkisë së Preshevës (Serbia e Jugut ku ndodhet minoriteti Shqiptar) dhe Kryetari i "Levizjes për Përparim Demokratik” Jonuz Musliu. Arsyeja? Deklarata e Zyrtarëve Shqiptarë të Serbisë së Jugut se Lugina Serbe e Preshevës "është me të vërtet më e pushtuara nga të gjitha trojet Shqiptare në Ballkan”. Por, përveç themelimit të "Listës për Shqipëri Natyrale” u rishfaq sërish Myftiu i Myslimanëve të provincës Serbe të Sanxhakut Muarem Zukorlic që kërkoi…autonomi për bashkëfetarët e vet. Ai kishte kërkuar përpara dy (2) muajsh nga BE-ja të dërgojë vrojtues në Sanxhak duke thënë se bëhen shkelje serioze të të drejtave fetare dhe etnike. Sikur të mos të mjaftonin të gjitha këto, Kosova, që shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 Dhjetor, u shfaq në mes jave dhe Kryeministri Turk Rexhep Tajip Erdogan. Erdogani nën maskën "ndërmjetësit të paqes” u përpoq të luajë "ndërmjetësin” midis Beogradit dhe Prishtinës në prag të negociatave midis Serbëve dhe Kosovarëve-Shqiptarë dhe rimbursojë njohjen e Protektoratit me kontrata të reja për firmat Turke të ndërtimeve. Këto zhvillime, cfarë tjetër tregojnë përvec se fuqitë imperialiste po planifikojnë ri-ndryshim të kufijve dhe nuk u mjaftohen në atë që u bë pas ndërhyrjes në Jugosllavi. (www.shqiperianatyrale.org)/10 Nov 2010/V.I.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$