Friday, 2024-03-15, 8:32 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                            Zbulime arkeologjike në Korçë dëshmojnë rituale morto

         Në fshatin Sovajn të Korçës, është zbuluar një kodërvarrim, i cili sipas specialistëve është 7 mijë vjeçar. Ajo është gjetur në një thellësi prej 10 metrash në periferi të këtij fshati të njohur për pasurinë arkeologjike. Ajo ka një diametër prej 10.47 metrash dhe një lartësi prej 114 centimetrash.

Zona në fjalë, ka qenë liqeni i dikurshëm i Maliqit, i cili pas tharrjes ka ngelur në këtë gjendje. Zona e Sovjanit është e njohur për lashtësinë e saj, kohë e cila daton prej mëse 10 mijë vjetësh.

Puna kërkimore e arkeologëve është vazhdim i një pune 3-vjeçare. Zbulimi më i fundit dhe i rrallë që i shton veçantinë këtij vendbanimi ka qenë ai i gjetjes së skeleteve njerëzore gjatë gërmimeve. Zbulimi, që i përket periudhës së bronxit të mesëm, vinte në dukje një ritual të paparë ndonjëherë. Skeletët ishin varrosur brenda banesave.
Interesant ka qenë zbulimi i skeletit të pesë foshnjave latante nën 5 muaj jetë.
Rituali apo zakoni mortor i konstatuar këtu nuk është hasur në asnjë nga vendbanimet e tjera që ekzistojnë në Shqipëri.
Në këtë vendbanim të hershëm me vlera të konservuara në vite, pritet të zbulohen teknikat e ndërtimit të banesave në periudhën e neolitit të hershëm. Planimetria e banesave në shtresat e vendbanimit të zbuluar prezanton konstruksione të panjohura deri më sot në vend dhe këto janë unikale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shkallë ballkanike.
Krahas mënyrës së jetesës, të dhënave mbi jetëgjatësinë e banorëve të vendosur në Sovjan dhe të gjallesave( nëse zbulohen skeletë të tjerë), karakteristikave të ndërtimeve dhe materialet që përdoreshin për ngritjen e tyre, etj do të zbulohet dhe cili sektor ka qenë më i zhvilluar nëpërmjet objekteve të përpunuara dhe ritulaet që ndiqeshin nga njerëzit parahistorikë.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$