e.l.m. - ...Shendeti...

Tuesday, 2016-12-06, 9:11 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Për çdo antibiotik që marrim shtohet qëndresa e bakterieve. Shkencëtarëve u duhet të gjejnë mënyra gjithnjë e më finoke për t?i bërë zapt ato.

 
     Bakteriet nuk duken dhe nuk dëgjohen. Ata gjenden në duart e tua, në tryezën tënde të ngrënies dhe në ajrin që ti thith, menjëfjalë gjithandej. Ato shumohen dhjetra mijra herë më shpejt se lepujt. Dhe megjithëse ata janë armiqtë tanë, jemi ne që i ndihmojmë ata të përhapen.
Ndikimi i penicilinës, që kur u shpik nga Flemings në vitin 1920 ishte një kthesë rrënjësore, tani po zbehet. Penicilina nuk ndikon më fare ndaj disa bakterieve. Bakteriet arrijnë gjithnjë e më tepër t''''''''u mbijetojnë kurave mjekësore. Ato kanë fituar qëndrueshmëri.
Shkencëtarët dalin gjithnjë me ilaçe të reja që do të mbrojnë njeriun nga infeksionet. Por bakteriet zhvillohen dhe i përshtaten mjedisit të ri. Atëherë njerëzve u mbetet vetëm të gjejnë helme të reja për të vazhduar luftën.

Forca e qëndrueshmërisë së bakterieve vjen në fillim ngaqë në masën e trashëgimisë që njihet si DNA (Acidi deoksiribobërthamor, ndryshe ADB) ndodhin ndryshime dhe mutacione. Mutacionet nuk janë të zakonshme dhe pjesa më e madhe e atyre që ndodhin nuk ndikojnë në mënyrën si bakteriet i kundërveprojnë antibiotikëve. Por ndonjëherë krijohen mutacione që sjellin përparësi për bakteriet.
Zhvillimi i qëndrueshmërisë është një shembull tipik i evolucionit darwinian.
Kur një njeri i infektuar me bakterie merr antibiotikë atëherë pjesa më e madhe e bakterieve nuk do të rriten më ose do të vdesin. Por llojet rezistente të kësaj bakterie mbeten të paprekura. Ato shtohen si gjithnjë duke u ndarë me përshpejtim. Në këtë mënyrë bakteriet rezistente fillojnë të mbizotërojnë. Ato përhapen dhe brenda një kohe të shkurtër pjesa më e madhe e llojeve të bakterieve zëvendësohen me këtë lloj.

Sa më tepër antibiotikë të përdoret aq më të qëndrueshme bëhen bakteriet. Prandaj është e rëndësishme që njeriu t?i kthehet antibiotikës vetëm kur me të vërtetë e ka të nevojshme dhe vetëm kur sëmundja ka të bëjë me bakteriet. Në rastet e zakonshme të infektimeve si ç?është ftohja shkaktari është virusi. Antibiotika nuk mund t''''''''i bëjë asgjë virusit kështu që është krejt e panevojshme të përdoret.
Qëndrueshmëria e bakterieve mund të përhapet përveç se nëpërmjet ndarjes së qelizës edhe nëpërmjet përcjelljes së disa rrathëve të vegjël të DNA-së, plazmideve, me gjene rezistente nga bakteria në bakterie.
Disa bakterie që infektojnë trupin tonë nuk janë rezistente. Mirëpo në zorrën tonë gjenden edhe bakterie të tjera të padëmshme të cilat janë shpesh rezistente. Nëse këto bakterie të zorrës bijnë në kontakt me bakteriet që na kanë infektuar atëherë kopjet e plazmideve të tyre mund të kalojnë në këto bakterie, që pastaj ndahen dhe vazhdojnë të na infektojnë më tepër. Në këtë rast trajtimi me antibiotikë nuk funksionon më. Bakteriet janë bërë rezistente dhe akoma më të rrezikshme.

Në luftën midis njeriut dhe bakterieve ajo që vlen është të shfrytëzohen dobësitë e armikut. Bakteriet kanë përqak tyre një mur mbrojtës ndaj sulmeve. Penicilina dhe disa antibiotikë të tjera vrasin bakteriet përmes pengimit të bakterieve për të ndërtuar këtë mur. Pastaj ka edhe një grup tjetër të madh antibiotikësh që veprojnë duke u shkatërruar procesin e metabolizmit (shkëmbimit të lëndëve), dhe të tjera që shkatërrojnë DNA-në e bakteries. P.sh. tetraciklina saboton prodhimin e proteinave nga bakteria. Poashtu si njerëzit edhe bakteriet kanë nevojë për proteinat e tyre që të rriten dhe të ndjehen mirë.

Qëndrueshmëria e bakteries ndaj antibiotikut mund të ketë të bëjë me disa cilësi të saja si ajo e mbështjellëses së jashtme të saj që nuk e lejon antibiotikun të përçohet brenda, ose me atë që bakteria heq qafe atë molekulë të cilën antibiotiku ka për shënjestër. Mund të ndodhë edhe që bakteria prodhon lëndë të cilat shkatërrojnë antibiotikun ose bakteria gjen rrugë të tjera për të prodhuar lëndët jetësore të saja.

Sot ka ka bakterie të qëndrueshme ndaj çdo lloji antibiotiku që njohim. Antiobiotikët e rinj që dalin në shitje nuk janë krejt të rinj të parë nga këndvështrimi i bakteries. Ato atibiotikë që kanë dalur në shitje këto 30 vjetët e fundit kanë qenë vetëm përmirësime të përgatesave të mëparshme dhe jo krejt të reja. Ilaçet janë pak më të shijshme dhe më të lehta për tu përtypur por funksionojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë si më parë. Kjo bën që të ketë bakterie rezistente që më parë daljes së një ilaçi të ri.

Ata që heqin më keq nga bakteriet rezistente janë para të gjithëve ata të cilëve u është dobësuar mbrojtja imunitare për shkak të sëmundjeve të tjera. Njerëzit e shëndoshë mund të mbartin me vete bakterie rezistente dhe t?ua ngjisin të tjerëve pa u infektuar vetë.

Ajo që vlen për studiuesit është të jenë gjithnjë një hap përpara bakterieve, duke nxjerrë tërë kohës helme të reja në luftën kundër infeksioneve.

Në gusht të këtij viti u miratua një antibiotik i ri që ka një mekanizëm veprimi krejt të ri. Përgatesa që do të dalë në shitje me emrin Zyvoxid është përpunuar nga shoqëria Pharmacia & Upjohn. Zyvoxid-i i përket një grupi lëndësh që quhen oksazolidonë dhe të cilat veprojnë duke u bllokuar bakterieve prodhimin e proteinave në një fazë më të hershme se agjentët e tjerë. Ajo është efektive si ndaj stafilokokeve ashtu edhe ndaj enterokokeve dhe pneumokokeve të cilat janë bakterie tepër rezistente. Ky ilaç është përdorur që prej një viti në SHBA. Por bakteriet kanë arritur që tani të fitojnë njëfarë qëndrueshmërie ndaj tij.

Në SHBA po bëhen prova për të sulmuar bakteriet nga një këndvështrim tjetër. Kështu Gabriela Chiosis e Universitetit Colombia në New York (Nju Jork) ka gjetur kohët e fundit disa molekula të vockla që janë në gjendje të këpusin ato pjesë të DNA-së që i bën bakteriet entrokoke të qëndrueshme ndaj vankomikinës. Pasi vetë molekulat nuk janë të dëmshme për bakterien kjo nuk arrin të kuptojë se janë këto ndaj të cilave ajo duhet të bëjë qëndresë. Ndoshta jemi në rrugë të mbarë.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$