e.l.m. - ....Astronimi...

Sunday, 2016-12-04, 5:18 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                                 Gjithësia në shifra

         Lënda: Gjithësia 

     Gjithësia lindi para rreth 15 miliardë vjetësh. Nëse këtë distancë kohore do ta rillogaritnim sikur të ishte një vit, atëherë njeriu modern do të shfaqej për herë të parë natën e fundit të vitit në orën 23:53.

Që prej atëherë ai ëndërron mbi një udhëtim për tek yjet, por kjo nuk është e lehtë.
Një anijeje kozmike që të mposhtë forcën tërheqëse të Tokës i duhet të fluturojë me të paktën një shpejtësi prej 11 kilometrash në sekondë. Kjo është arrirë tashmë.

Por kjo shpejtësi është tepër e vogël për largësitë e papërfytyrueshme të Gjithësisë; nëse njeriu do të kishte madhësinë e një atomi dhe Toka jonë të një qershie (me një diametër prej 1,3 cm), atëherë deri në planetin Mars do të ishin 230 metra, për tek Plutoni i cili do të kishte madhësinë e një kokrre piperi do të ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhës sonë Qumështore do të ishin 280 kilometra të pakapërcyeshme.

Edhe sikur anije kozmike të fluturonte me një shpejtësi pranë asaj të dritës prej 300 000 kilometrash në sekondë, një astronauti do t''''i duheshin 13 vjet për të shkuar tek ylli më pranë nesh Proxima Centauri e kthyer.

Por atëherë do të ndjehej shumë i vetmuar: Ndërkohë do të kishin kaluar 60 vjet në Tokë.

Por ndoshta ai do të gjente miq të rinj rrugës. Vlerësimet e matura shkencore flasin mbi rreth 100 miliardë planetë të banuar në tërë Gjithësinë. Astronomi: Zbulohet galaktika më e errët në Gjithësi 

       Lënda: Gjithësia

Një galaktikë e re e sapo zbuluar është rreth një miliardë herë më pak e shndritshme se Udha jonë Qumështore dhe ndoshta më e errta e llojit të vet. Ajo përbëhet nga vetëm pak yje të dukshme, por ka një masë shumë më të madhe - që do të thotë se galaktika përbëhet kryesisht nga lënda e errët.

Kjo galaktikë e quajtur Segue 1 i përket atyre rreth një duzine galaktikash të vogla satelitore që i bien përqark galaktikës sonë. Në fillim mendohej se ato ishin grumbullime yjore.
Astronomët kanë gjetur një planet më të ngjashëm deri më sot me Tokën jashtë Sistemit Tonë Diellor, një botë që mund të ketë ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe që duket të ketë të gjitha elementët përbërës për të pasur jetë. Astronomi:
 
                                           Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë 

      Lënda: Gjithësia
 


Ky planet është më i vogli i gjetur ndonjëherë dhe i bie rrotull yllit të zbehtë Gliese 581, i cili është 20.5 vjet-drite prej këtej në yllësinë Peshorja. Planeti të cilit i është dhënë emërtimi Gliese 581 c kryen një qark të plotë rreth diellit të tij për 13 ditë.


Në të vërtetë është 14 herë më afër diellit të tij se Toka diellit tonë. Sidoqoftë duke pasur parasysh se dielli i tij është më i vogël dhe më i ftohtë se dielli ynë - kështu edhe më pak i shndritshëm - prapëseprapë gjendet në "zonën e banueshme", rajoni përreth një ylli ky uji mund të jetë në gjendje të lëngshme.

Shkencëtarët bënë këtë zbulim në mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke matur ndryshimet më të imta në shpejtësinë e një ylli ndërsa mbi të ushtrohet tërheqje nga një planet aty pranë. Për këtë është përdorur teleskopi 3,6m i ESO-s në Kili.
Ata thonë se temperaturat miqësore prej 0 deri 40 gradësh Celsius në atë planet do të thonë se uji atje do të ishte në formë të lëngshme, dhe kjo rrit gjasat që atje të gjejë strehë edhe vetë jeta.

"Rrezja e planetit duhet të jetë 1,5 herë sa ajo e Tokës, dhe modelet parashikojnë se ky planet ose do të jetë shkëmbor - si Toka jonë - ose i mbuluar nga oqeane," shpjegon Stephane Udry i Geneva Observatory, autori kryesor i dokumentit shkencor që raportonte mbi rezultatet.

Xavier Delfosse, një anëtar i grupit prej Grenoble University (Universitetit Grenobëll) thotë se uji i rrjedhshëm është vendimtar për jetën, ashtu si e njohim ne. Ai beson se ky planet mund të bëhet një shënjestër tepër e rëndësishme për misionet e ardhshme hapësinore të përkushtuara kërkimit të jetës jashtë-tokësore. Këto lloj misionesh mund të vendosin në kozmos teleskopë që mund të kapin "sinjatura" drite zbuluese që mund të lidheshin me procese biologjike.

Vëzhgimet mund të kërkonin të pikasnin gjurmët e gazeve atmosferike si metani, bile edhe shenjim të klorofilit, pigmenti i bimëve të Tokës që luan një rol vendimtar në fotosintezë. Të gjitha këto për t''''i dhënë përgjigje një pyetje rrënjësore: A ka jetë diku tjetër ?

Sistemi Gliese 581 ka shfaqur deri tani tre planetë; mbi-Tokën e re, një planet tjetër me masë 15 herë sa të Tokës (Gliese 581 b) që i vjen rrotull akoma më pranë yllit burimor, dhe një planet me masë tetë herë sa të Tokës që gjendet më larg.

[ Hëna ]
·Kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë
·Turizmi në Hënë
·Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë 

                                                 Astronomi: Çfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësis

            Lënda: Gjithësia

Kozmologët e dinë pak a shumë mirë se çfarë ndodhi një të biliontën e sekondës pas Bumit të Madh. Por tani ata po përpiqen të çajnë edhe kufirin e fundit të dijes njerëzore për të shpjeguar se si erdhi puna deri tek Bumi i Madh.
Ndonjëherë, në asnjë pikë kohore, buroi Bota përbrenda një të biliontën pjesë të sekondës. Njeriu është në kërkim të zanafillës së saj pasi beson se përmes kësaj mundet të kthjellojë domethënien e jetës dhe të arrijë të kuptojë, përse ekziston dhe për ku po shkon. Por ''''''''domethënia'''''''' nuk mundet as të matet as të vërtetohet përmes shkencave natyrore.

Filozofët grekë ishin të parët, të cilët e kanë shqyrtuar këtë çështje duke arsyetuar mbi se cilat janë bazamenti dhe zanafilla e realitetit. Materia apo shpirti - apo një sintezë dualiste e të dyjave. Aristoteles (Aristoteli) fliste mbi një zot. "Zoti", thonte ai "është fillimi i lëvizjes, ai është lëvizësi i palëvizshëm". Krishterimi e çon më tej dhe e zbukuron këtë tezë.

Njeriu ka nevojë ta dijë ''''''''domethënien'''''''', ai nuk mundet të jetojë i vetëm në një botë të llogaritshme, pra që i përket shkencave të natyrës, thotë Friedrich Cramer, biolog molekulash dhe drejtues i dikurshëm i Institutit Max Planck për Mjekësi në Göttingen të Gjermanisë.

Në një oqean fillestar notoi një vezë dhe prej saj lindi Ra, perëndia diellore, e cila nga ana e saj krijoi Botën. Kështu tregon historia e egjiptianëve. Kështu që duhet të ketë pasur gjithnjë diçka më parë. Prej asgjësë nuk mund të lindë asgjë. Kështu thotë njëra palë ndërkohë që pala tjetër thotë: Gjithçka ka rrjedhur nga asgjëja.



Shkenca bën më tepër pyetje nga çka mund të përgjigjet. Njeriu - ky ''''''''kurorëzim i Krijimit'''''''' - ka krijuar nga ana e tij zotin e tij për të pasur mundësi për të shpjeguar atë që nuk mund të hulumtohet? "Realitet është, ajo që e matshme është", sipas Max Planck (Maks Plank). Dhe Zoti nuk është i matshëm. Majatë besonin se njerëzit ishin mbrujtur nga argjila. Dhe niseshin, po ashtu si filozofët e natyrës të lashtësisë, nga ajo që gjithmonë ka pasur diçka më përpara.



Mos ka qenë gjithnjë vetë Gjithësia - pasi të qenët në shumën e vet as mund të krijohet dhe as mund të zhduket? Apo, ashtu si nënkuptojnë disa rryma të reja të astrofizikës, një qenie inteligjente ? Sa më tepër dimë aq më tepër pyetje na dalin.





 
 

 
 
 


 

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$