e.l.m. - ...Natyra...

Saturday, 2016-12-03, 10:40 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                                        Natyra: Permiani: Evropa kthehet në shkretëtirë 
                                 Lënda: Toka
 
Para rreth 220 milionë vjetësh Evropa gjendet larg nga brigjet e oqeanit të vetëm të atëhershëm. Asnjë re nuk depërton deri në qendër të saj. Nën diellin përvëlues thahen pyjet tropikalë. Evropa kthehet në shkretëtirë. 90 përqind e të gjithë llojeve në mbarë botën vdesin. Edhe Evropa Lindore gjendet në duna rëre të ngurtësuara. Ato janë dëshmitarë të kësaj rëre në Epokën Permiane. Është pak e vështirë të parafytyrosh që zonat e sotme të dimrit të ashpër rus dikur ishin shkretëtira.

Rrëzë këtyre shkretëtirave merr jetë një grup i ri kafshësh, i cili do ta sundojë kontinentin Evropian për shumë miljonëvjeçarë. Dinozaurët. Epoka e amfibëve ka përfunduar. Zvarranikët mposhtin sfidën e mbikontinentit Mbarëdheu (Pangeas). Ata kanë një lëkurë të papërshkueshme nga uji dhe vezët e tyre mund të zhvillohen edhe në rërë të thatë.

Ato pjesë të Mbarëdheut që do të ndërtonin më vonë Evropën e Mesme përmbyten herë pas here nga një det i cekët. Çdo vërshim lë prapa një shtresë të re kripe. Akumulimet më të mëdha të kripës gjenden sot thellë nën tokë, afërsisht në Holandë, Poloni, Anglinë e Veriut, Gjermani dhe Austri. Në këto vende lindën minierat e para në botë. Ari i "bardhë" është njëri prej artikujve të parë të tregtimit dhe i cili është karakteristik për kultura të tëra. Sot kripa është një lëndë e rëndësishme bazë e industrisë kimike.

Treqind kilometra galeri përshkojnë venddepot e kripës në Poloni. Sedimentet nga Periudha Permiane janë kaq të mëdha këtu, saqë minatorët kanë mundur të skalisin një katedrale në kripë.
 
                           Forma dhe madhesia e tokes 

                             Forma e vërtetë e tokes nuk eshte e rrumbullaket. Ajo eshte e shtypur ne pole dhe kurrizore ne ekuator. Forma e tille e tokes eshte elipsoide. Ajo eshte elipsoide e valezuar dhe ne gjeografi quhet gjeoid(gjeo-tokë dhe eidos-pamje)


Kur eshte verejtur se toka ka formen e rrumbullakes, nuk ka qene veshtire te llogaritet madhesia e saj. Jane bërë matje dhe llogaritje te shumta. Siperfaqja e planetit tone eshte 510 milionë km2, prej siperfaqes me uje 360 milione km2 dhe me toke 150milion km2. Rrethi i ekuatorit eshte pak me i madh se 40.000 km, perkatsisht 40.000.000m. Rrezja ekuatorjale eshte 6378 km e ajo polare 6357km.


 

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$