e.l.m. - ...Turizmi ne Hapesir...

Sunday, 2016-12-04, 5:16 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

    turizmi ne hene
 
         Disa kompani po përpunojnë plane që shkojnë nga eskursionet në orbitë e deri tek ndërtimi e shfrytëzimi i hoteleve në hapësirë. Kohët e fundit, një mjet fluturues i ndërtuar privatisht - SpaceShipOne financuar nga Paul Allen, një nga themeluesit e Korporatës Microsoft- udhëtoi 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, në hapësirën brenda orbitës së planetit tonë, dhe u kthye pa probleme duke fituar kështu çmimin prej 10 milionë dollarësh të ofruar nga një fondacion privat me qendër në Dallas të Texasit.

Projektuesi i aeroplanit, konstruktori i aeronautikës Burt Rutan tha se priste që në vitet që vijnë, fluturimet me çmim të arësyeshëm të njerëzve në hapësirë të bëhen realitet dhe se turistët do të jenë të interesuar të paguajnë për një udhëtim të tillë dhjetëminutësh një herë në jetën e tyre.

? Shumë prej atyre që po vështronin fluturimin e SpaceShipOne, nuk ishin shkencëtarë hapësire, inxhenierë apo matematicienë. Ishin njerëz që u bënë dëshmitarë të këtij fluturimi dhe thanë me vete: Një ditë mund të fluturoj me këtë mjet,? thotë Robert Oler - pilot dhe bashkthemelues i Grupit Lake Clear, që përpiqet për një përfshirje më të madhe private në fluturimet në kozmos.
?Nëse NASA nuk del nga ajo lloj veprimtarie që mund të realizohet nga industria private, fluturimet në hapësirë nuk do të ecin dot përpara. Me një politikë kompetente, industria private mund të fillojë furnizmin e stacionit hapësinor dhe ta plotësojë atë me personel,? thotë Oler.
Por ai tërheq vëmendjen se kompanitë private që përpiqen të bëjnë fluturime përtej orbitës mund të hasin në vështirësi.
?Prodhimi i energjisë reaktive dhe diegia e oksigjenit dhe hidrogjenit, zjarri që del nga pas për të krijuar shpejtësinë e duhur të daljes në orbitë, janë gjëra të rrezikshme dhe, tani për tani, tepër të kushtueshme,? thotë David Lestma, astronauti i NASA-s në Qendrën Hapësinore Johnson pranë Houstonit. Ai thotë se agjencia e hapësirës inkurajon nismat në sektorin privat dhe së shpejti do të ofrojë shuma të mëdha për ide përmes të ashtuquajturve ?çmime të Shekullit?.
Ai thotë se mund të ketë gjithashtu pengesa ligjore për sipërmarrjet private të hapësirës. ?Nëse diçka shkon keq, atëherë kush është përgjegjës? Për një fluturim të financuar nga qeveria, përgjigjet kjo e fundit prandaj NASA do të jetë gjithmonë pjesmarrëse në misione të tilla?.
Oler shton se për nxitjen e një veprimtarie më të madhe të sektorit privat në hapësirë nevojiten kontrata nga NASA dhe agjenci të tjera të qeverisë, të ngjashme me kontratat e postës ajrore që qeveria pati përdorur për të inkurajuar aviacionin në hapat e tij të parë. Sipas zotit Lestma, NASA është e hapur ndaj ideve të tilla

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$