e.l.m. - ...Mjeksi...

Saturday, 2016-12-03, 10:42 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                                 Shëndeti: Mjalti vepron kundër baktereve

                         Lënda: Farmaceutikë

Në një metastudim, dijetarë nga Zelanda e Re kanë mbledhur tok dëshmi nga 22 studime mbi veprimin shërues të mjaltit. Përmes kësaj ata mundën të vërtetonin se mjalti vepron kundër baktereve, zbut infeksionet ekzistuese dhe mbron plagën nga infeksione të tjera.
Përveç kësaj mjalti nxit shtimin e indeve. Kështu që plagët shërohen përpjesshmërisht dhe lënë më pak vurrata.
Me gjithë vetitë e shumta pozitive mjalti nuk është pranuar pothuajse aspak deri tani si ilaç për trajtimin e plagëve: Por kjo mund të ndryshonte, shpresojnë studiuesit, pasi që mjalti në formë sterile mund të pranohej si ilaç.

                                       infeksioni...


[lat. e vonët infectio]

Prekja e organizmit, ushqimeve etj. nga lëndë ngjitëse që shkaktojnë sëmundje: prajë.

Ne infektohemi tërë kohës. Kësaj nuk mund t´i shmangemi.

Çdo aspekt i një qenie njerëzore është një kombinim i natyrës (gjeneve) dhe rritjes (mjedisit - dietës, ekspozimit ndaj kimikateve apo infeksioneve, bile edhe përkujdesjes emocionale).

Ka dy lloje kryesore infeksionesh, njëra shkaktohet nga virusi dhe tjetra nga bakteriet.

Infeksionet mund të japin simptoma si të përzierët, të vjella, dhimbje kyçesh etj. Dhimbjet e kyçeve në lidhje me infeksionin kalon zakonisht shpejt, por tek disa vetë mund të vazhdojnë gjatë, ndonjëherë disa muaj. Dhimbjet nga disa infeksione, midis të tjerash infeksionet virale, mund të gjejnë vend vetëm tek kyçet.

Janë parasëgjithash infeksionet virale si p.sh. ftohje, kollitje dhe dhimbje fyti, shkaktarët më të zakonshmën të zjarrmisë. Zjarrmia është pjesë e mbrojtjes trupore ndaj infeksioneve.
Mjaftojnë 10 pjesëza virale për të ngjitur një infeksion viral.
Virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Bakteriet janë në gjendje që të na zhvillojnë infeksione kur t''u teket atyre, por është e rëndësishme që trupi ynë të dijë si të sillet dhe t´i mbajë nën kontroll pasojat që sjell infeksioni. Nuk duhet tejkaluar masa e higjenës trupore si deri në përdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk është nevoja, pasi këto apo qoftë edhe vetë larja e përditshme e trupit dobësojnë fuqinë mbrojtëse të tij duke sjellur ndër pasojat tharje dhe plasaritje të lëkurës, si dhe krijimin e ekzemës. Kjo i hap rrugën mikrobeve të dëmshme të përhapen. Në këtë mënyrë njeriu padashur arrin të bëjë të kundërtën e domethënies me higjienën trupore, e cila është mbojtja ndaj sëmundjeve.

Mjalti zbut infeksionet ekzistuese dhe mbron plagën nga infeksione të tjera.

Sëmundja e barkut
Tipike për sëmundjen e barkut që shkaktohet nga një infeksion është ajo që shqetësimet shpesh vijnë shumë shpejt dhe pastaj kalojnë pas disa ditësh.
Nëse njeriu kapet nga një infektim në zorrë atëherë ndikohen surrzlat. Mund të krijohen më tepër lëngje dhe thithja e lëngjeve mund të zvogëlohet.

Në zorrë ndodhen baktere që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme.
Në gojë ka proteina që mbrojnë ndaj infeksioneve. Edhe acidi klorhidrik në stomak, kripërat e vrerit dhe lëngu pankreatik mbrojnë ndaj infeksioneve. Në zorrë ka përveç këtyre edhe një mbrojtje lokale kundër infeksioneve ku marrin pjesë qelizat e sistemit imunitar. Këto mbrojtje të ndryshme mund të çrregullohen dhe atëherë rritet rreziku për infektime që çojnë në sëmundjen e barkut.

Infeksionet tek fëmijët
Përafërsisht një fëmijë në 20 e kap ndonjë herë spazma nga zjarrmia. Ajo vjen shpesh në fillimet e ndonjë infektimi, ndonjëherë si shenjë e parë e infektimit kur nuk është vërejtur akoma që fëmija është e sëmurë. Spazma vjen me sa duket në lidhje me rritjen e shpejtë të temperaturës.

Fëmijët e vegjël infektohen shpesh, ndonjëherë njëkohësisht ndërsa janë duke u dalur dhëmbët kështu që simptomat e këtyre infeksioneve u vihen dhëmbëve që po dalin.

Fëmijët e vegjël nën tre muajsh mund të infektohen pa pasur zjarrminë e rregullt. Fëmija duhet vizituar nga mjeku nëse nuk don të hajë si zakonisht, duket i lodhur, i plogët ose nuk sillet si zakonisht.
         
 
                                                 viruset...



[Kuptimi modern "agjent që shkakton sëmundje ngjitëse". Fjala ka pasur kuptimin "lëng natyror helmues", ital. virus < lat.virus = helm, ujth bimësh, lëng i neveritshëm < p.i.e. *weis- = tretem, rrjedh; përdorur për lëngjet e ndyta apo kutërbuese]

Micërorganizëm tepër i vogël që ka nevojë për qeliza të gjalla për të kryer metabolizmin dhe shumimin dhe që bëhet shkas i shumë sëmundjeve ngjitëse, krahas. bakterie.

Viruset kanë me vete proteina ngjitëse me të cilat u bashkangjiten qelizave të shëndosha, ku futen dhe shumëfishohen. Pjesëza virale është e mbuluar nga një mbulesë glikoproteine, brenda së cilës gjenden dy lloje të ndryshme enzimash: hemaglutinina që është ngjitëse dhe ndihmon virusin të gjejë qelizat e shëndosha në hundë, fyt apo mushkëri dhe neraminidasi që ndihmon virusin të shpërndahet nga njëra qelizë në tjetrën. Këto dy enzima u bëjnë të mundur viruseve të pushtojnë qelizën ku shumëfishohen dhe kur qeliza nuk është më në gjendje të mbajë tërë këto syresh, shpërthen. Ndaj këtij sulmi trupi kundërvepron me simptoma tepër të dukshme, ftohje, ethe, dhimbje muskujsh, hundë të zëna, skuqje të bajameve. Por mos kini frikë, kjo tregon se sistemi imunitar ka nisur të veprojë.

Virusi është pothuajse gjithnjë shkaktar i të vjellave tek fëmijët. Është e pazakontë që shkaktar të jenë bakteriet, nëse po atëherë vetëm në vendet e nxehta.
Bakteriet mund të trajtohen me antibiotikë por jo virusi.
Këlbaza e nxjerrur mund të jetë e verdhë apo e gjelbër dhe është zakonisht një pasojë e natyshme e viruseve të zakonshme që shkaktojnë ftohjen.

Virusi i gripit, në mënyrë që të shumëfishohet dhe zhvillohet ka nevojë për një mjedis të përshtatshëm, si ç´është trupi i njeriut, pastaj mbërrin bujtinarin e mëpasshëm nëpërmjet rrymëzash të lëngshme që çlirohen në ajër përmes një teshtitjeje apo kollitjeje. Ose përmes ndërrimit të pështymës, që njihet ndryshe si puthje.

Nuk ka ndonjë mënyrë për të kuptuar kur një puthje mund të shkaktojë një infeksion viral, por sipas asaj që thonë ata që kanë njohuri nga kjo fushë, mjaftojnë 10 pjesëza virale për të ngjitur një infeksion. Kështu sa më të gjata dhe të thella të jenë puthjet midis dy vetave, aq më e mundshme është që ndonjë virus t´i ngjitet tjetrit.

Roli i shumë prej llojeve të viruseve që jetojnë në trupin tonë është akoma i panjohur.
 
 

 


 

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$