e.l.m. - ...Kujdesi Prinderor...

Tuesday, 2016-12-06, 9:10 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                Mëkatet e prindërve (të babait)

Nuk mund të themi se në familjet e fëmijëve të padisiplinuar nuk ekziston ndonjë lloj disipline prindërore. Këta fëmijë janë akuzuar rreptë gjatë tërë moshës fëmijërore; janë rrahur dhe keqtrajtuar për gabime shumë të vogla. Kjo sjellje është shumë e dëmshme, pasi është disiplinë e padisiplinuar, sepse vetë prindërit janë të padisiplinuar. Ata mund të zihen dhe të shahen para fëmijëve pa u përmbajtur; janë të pakujdesshëm; premtojnë lehtë dhe nuk i mbajnë premtimet; jeta e tyre është shpeshherë kaotike, duke bërë të pamundur përpjekjen për të rregulluar jetën e fëmijëve. Nëse babai rreh rregullisht nënën, ç’kuptim ka që nëna të rrahë të birin pse ai ka keqtrajtuar të motrën? Ç`kuptim ka t’i flasë që ai të përmirësojë sjelljet e veta? Meqenëse në fëmijëri nuk e kemi aftësinë e krahasimit, prindërit për ne janë krijesa hyjnore.

Kur prindërit bëjnë diçka, këtë fëmijët e kuptojnë si mënyrën e vetme për të bërë diçka. Nëse fëmija çdo ditë e sheh prindin e tij të disiplinuar, me autoritet e të përmbajtur, që është i aftë të organizojë jetën e vet, atëherë ky fëmijë do ta pranojë këtë sjellje me krejt unin e tij, si të vetmen mënyrë të jetesës. Por nëse ai çdo ditë sheh që prindërit e tij jetojnë në mënyrë të padisiplinuar, do ta pranojë këtë si të vetmin model jetese. Nga shembujt e jetës,më kryesore nga të gjitha është përvoja e dashurisë. Shumë rrallë mund të ndodhë që fëmijët e disiplinuar të jenë nga familje me jetë kaotike, paçka se dhe te ato përkohësisht apo ngandonjëherë, ka dashuri të sinqertë. Përkundrejt kësaj, ka edhe raste të familjeve ku prindërit merren me ndonjë profesion, si mjekësia, drejtësia apo ndonjë punë tjetër humanitare dhe jetojnë një jetë shumë normale, që nxjerrin në jetë fëmijë të padisiplinuar, të destabilizuar dhe destruktivë, njëlloj si fëmijët e familjeve të varfra dhe kaotike. Në fund të fundit, dashuria është ajo që mund të na shpjegojë gjithçka. Misterin e dashurisë do ta analizojmë më vonë. Por për shkak të kontekstit, nuk dot ë ishte keq që ta analizojmë dashurinë në raport me disiplinën. Kur duam diçka, që për ne është shumë e rëndësishme, i përkushtohemi asaj me gjithçka; kujdesemi së tepërmi dhe kënaqemi me të. Paramendoni një adoleshent që është i dashuruar me automjetin e tij: sa kohë i përkushtohet për ta mirëmbajtur; sa shumë mahnitet e kënaqet duke e kundruar etj, etj. Ose mendoni ndonjë të moshuar në oborrin e vet, ku kalon orë të tëra duke u marrë me plehërimin, prerjen dhe rregullimin e pemëve dhe të luleve; sa i hutuar dhe i mahnitur është kur shikon se si rriten ato. Njëlloj është edhe me fëmijët. Nëse i duam, duhet të përkujdesemi për ta me gjithë unin tonë, pa e llogaritur kohën.

Disiplina e mirë kërkon kohë. Kur nuk kemi kohë për fëmijët tanë dhe nuk iu përkushtohemi atyre aq sa duhet, ne nuk mund të jemi të vetëdijshëm për momentin kur ata kërkojnë ndihmë. Është e rëndësishme që kjo nevojë e tyre për të arritur te disiplina, duhet të na futet neve në tru, sepse duke mos e vërejtur, e kemi shumë më të lehtë të shprehemi kështu "Unë nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla" ose marrim masa të rrepta për shkak të sjelljes së tyre jo të mirë duke përdorur një disiplinë të dhunshme. Nxitemi më kollaj nga inati, sesa nga qëllimi për të analizuar problemin dhe për të gjetur se cili lloj të disiplinës do të ishte më mirë të përdornim në rastin konkret.

Prindërit që iu kushtojnë kohë fëmijëve të tyre, e kanë të qartë se në rastet kur fëmijët bëjnë gabime, duhet të reagojnë me vërejtje apo qortime të shoqëruara me plot kujdes. Ata vëzhgojnë pa u vënë re se si e hanë ëmbëlsirën fëmijët e tyre, si mësojnë, si sajojnë gënjeshtra të kota, si iu largohen problemeve me të cilat nuk duan të ballafaqohen, etj. Këta prindër gjejnë kohë të bëjnë korrigjime të vogla, t’iu përgjigjen atyre pa përtesë, ndonjëherë dhe duke u pajtuar me ta, duke u dhënë leksione, duke u treguar ngjarje e përralla, duke i përqafuar, puthur e duke ua rrahur shpinën në shenjë mirësjellje dhe tolerimi.

Ky është lloji i disiplinës të cilën e aplikojnë prindërit e kujdesshëm dhe që, në fund të fundit, është superiore në krahasim me mënyrën se si sillen prindërit që nuk u ofrojnë dashuri fëmijëve të tyre.

Çka thamë më lart është vetëm fillimi. Nëse iu përkushtohemi fëmijëve duke humbur një kohë të caktuar për të ndjekur problemet dhe nevojat e tyre, kjo kërkon nga ne mundim, pasi na duhet të marrim vendime dhe të vuajmë bashkë me ta, në kuptimin e plotë të fjalës. Fëmijët nuk janë të pandjeshëm për këtë. Ata e vërejnë kur prindërit janë të gatshëm të vuajnë bashkë me ta. Edhe pse nuk e reflektojnë menjëherë këtë mirënjohje, ata mësohen të përballojnë vuajtjen. "Nëse prindërit e mi janë të gatshëm të vuajnë bashkë me mua", do t’i thonë ata vetës."- me siguri dhe vuajtja nuk do të jetë aq e rëndë, sepse unë do të jem i përgatitur që do të vuaj". Ky është fillimi i vetëdisiplinës.

Koha dhe cilësia e kohës që iu përkushtohet fëmijëve nga ana e prindërve, tregon se sa shumë prindërit i çmojnë fëmijët. Ndërsa prindërit të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për fëmijët e tyre, nga dëshira për ta fshehur këtë të metë, mundohen në mënyrë mekanike t’i bindin ata se sa shumë i çmojnë. Këta fëmijë me të vërtetë do të donin të besonin se prindërit e tyre janë të dashur, por në mënyrë instiktive (së brendshmi) e ndiejnë se fjalët e prindërve nuk reflektojnë sjelljen e tyre.

Në anën tjetër, fëmijët e plotësuar me dashuri prindërore, edhe pse në disa çaste ekstreme mund të mendojnë se janë lënë pas dore, e dinë që janë të rëndësishëm për prindërit, dhe, kur këtë e ndiejnë me krejt unin e tyre, ata s’kanë asnjë dyshim se janë me të vërtet të çmuar apo të vlerësuar.

Ndjenja e vlerësimit të vetvetes: "Unë jam person i vlefshëm" është thelbësore për shëndetin mendor dhe përbën shtyllën e vetëdisiplinës. Kjo lidhet drejtpërdrejt me dashurinë prindërore. Një bindje e tillë krijohet qysh në fëmijëri, sepse është shumë e vështirë që ajo të plotësohet në moshë madhore. Kur fëmija me ndihmën e dashurisë prindërore mësohet të jetë i vlefshëm, është gati e pamundur që problemet e adoleshencës ta shkatërrojnë këtë frymë.

Vetëdisiplina është provë për t’u kujdesur për veten. Meqë po flasim për procesin e zgjatjes së kënaqësisë, të planifikimit dhe të përkushtimit kohor, është e udhës të sqarojmë kuptimin e termit kohë.

Kur e çmojmë vetveten, ne duam që kohën tonë ta shfrytëzojmë në mënyrë produktive. Nëpunësja e financave që e zvarriste punën, nuk e çmonte kohën e saj. Sikur ta çmonte kohën, nuk do të lejonte që ta humbte atë në mënyrë joproduktive dhe të mërzitshme. Nuk është i parëndësishëm fakti që në fëmijëri të gjitha pushimet shkollore ajo i kishte kaluar vetë, pa familjen, ndonëse prindërit kishin paguar mjaft për të, kujdeseshin për të. Kështu, ajo është rritur si një person i pavlerë, që nuk meritonte përkushtim; nuk është përkujdesur për veten dhe nuk e ka çarë kokën për disiplinë. Ndonëse ka qenë grua intelektuale, i kanë munguar besimi i vlerësimit real të vetvetes dhe i të tjerëve për të. Kur ka arritur te problemi i vlerësimit të kohës së saj, i është paraqitur nevoja natyrore për ta organizuar dhe shfrytëzuar maksimalisht kohën e vet. Fëmija që ka përvojën e dashurisë dhe të përkushtimit prindëror, do të jetë fatlum në jetë, jo vetëm se ai është i mbushur me ndjenjën e besimit, por dhe sa ka bindjen e madhe të sigurisë në vetvete.

Të gjithë fëmijët pa përjashtim, tmerrohen nga largimi i prindërve dhe jo pa shkak. Madje kjo frikë krijohet që kur fëmija është gjashtë muajsh, që kur ndien se qëndron si individualitet larg prindërve. Nga një vështrim i tillë i vetvetes, arrihet në përfundim se individualiteti i fëmijëve është i pafuqishëm dhe i varur nga prindërit dhe nga dëshirat e tyre. Të jetojë i ndarë nga prindërit për fëmijën është e barabartë me vdekjen. Shumë prindër dhe nëse janë të ashpër e të pashkolluar, në mënyrë instiktive e ndiejnë këtë frikë të fëmijëve të tyre dhe mundohen njëqind herë në ditë t’i bindin me shprehjen: "Mami dhe babi asnjëherë nuk do t’ju lënë vetëm. Babi dhe mami do të kthehen menjëherë, nuk vonohemi" etj, etj. Nëse këto fjalë do të shoqërohen me një sjellje të butë e bindëse, fëmija deri në pubertet do ta humbasë frikën e braktisjes; do të formojë besimin në vetvete se bota është një vend i sigurt edhe se asnjëherë mbrojtja nuk do t’i mungojë, nëse ai do të kenë nevojë për të. Me një ndjenjë të tillë sigurie, fëmija është i lirë të zgjasë kënaqësinë që lidhet me familjen, gjithmonë është në dispozicion të tij. Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk e kanë këtë fat. Një numër i madh fëmijësh mbeten vetëm; në raste vdekjesh të prindërve apo braktisjes nga ana e tyre; të moskujdesjes apo mungesa e vullnetit të prindërve për t’iu përkushtuar atyre kohë. Fëmijët e tjerë që nuk janë të braktisur nga prindërit, asnjëherë nuk e kuptojnë apo nuk e pranojnë se kjo mund të ndodhë. Disa prindër, duke ditur këtë, për ta vendosur më lehtë disiplinën, përdorin kanosjen apo kërcënimin. Shprehja më e përdorur është kjo: "Nëse nuk bënë atë që them unë, nuk do të të dua më dhe ti e kupton vetë se çdo të thotë kjo". Pra, do të thotë braktisje, vdekje. Këta prindër e kushtëzojnë dashurinë nëpërmjet kontrollit e epërsisë që kanë mbi fëmijët e tyre. Për këtë arsye fëmijët e këtyre prindërve janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre. Fëmijët e braktisur psikikisht apo fizikisht nga prindërit, rriten me bindjen se bota është një vend i pambrojtur dhe i pasigurt dhe ata nuk janë të gatshëm, që në momente të caktuara t’iu largohen kënaqësive të vogla për hir të kënaqësive më të mëdha apo për hir të sigurisë të së ardhmes, sepse për ta ajo është e panjohur dhe i tremb.

Si përfundim, fëmijët që të mund të zhvillojnë aftësinë e zgjatjes së kënaqësisë, patjetër duhet të kenë prindër të vetëdisiplinuar, që të edukojnë te ata ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, si dhe një shkallë besimi në sigurinë e vetëekzistencës së tyre. Kjo arrihet me rrugën e vetëdisiplinës dhe të dashurisë së vërtetë prindërore, si dhe të përkushtimit prindëror. Këto janë dhuratat më të vlefshme që mund t’ua dhurojnë prindërit fëmijëve të tyre. Nëse fëmijët nuk i marrin këto nga prindërit, me siguri ata do t’i marrin ato nga burime të tjera. Por në këto raste, ky proces paraqet një rrugë shumë të vështirë, e cila rrallë mbaron me sukses.












Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$