Saturday, 2024-04-27, 10:09 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                              Brezi 4 i telefonisë celulare 

         Lënda: Telekomunikim

Dora do të zëvendësojë telefonin. Do të mjaftojë të mendosh ?thërrit nënën? dhe numri do të bjerë vetë. Mjetet e nevojshme për komunikimin pa tela do të ndërthuren në veshjen tonë apo edhe trupin, kjo sipas industrisë së celularëve.

Brezit të tretë telefonik po i vjen fundi në vendet e zhvilluara perëndimore si Suedia. Si industria ashtu edhe shkenca janë të drejtuara drejt brezit të katërt.

Shumë gjëra të bëjnë të mendosh se brezi i katërt B4, apo si ç?shkruhet në anglisht 4G (fourth generation) nuk do të bëjë fjalë për një teknikë të re radioje, por mbi një zgjidhje që do të bëjë të mundur shumë sisteme dhe teknologji të përpuqen me njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku.
Claes Backman që punon në laboratorin e kërkimeve të quajtur Wireless (pa tela) (WWRF) në Shkollën e Lartë Teknike Mbretërore të Stokholmit (KTH) dhe që ka për bashkëpuntorë Ericsson, Nokia, Telia dhe Microsoft, i shpjegon brezat e telefonisë me mënyrën sesi ne kemi ndërruar mjetet e lëvizjes, në fillim udhëtonim me karrocë me kalë. Me trenin erdhi një brez i ri. Një brez tjetër i ri erdhi me aeroplanin.
WWRF mbështetet nga BE dhe këtu Ericsson, Alcatel, Nokia dhe Siemens po punojnë së bashku për të krijuar një standard të përbashkët për brezin e katërt. Në librin e tyre të quajtur ?Libër largpamësie? (Book of vision) flitet mbi një të ardhme ku ne i mbartim mjetet e komunikimit pa tela në veshjen tonë apo flitet mbi syze që shfaqin një ekran përpara syve tanë ku dora jonë do të mund të përdorej si tastjerë.
Sfida që pritet të bëjë ky brez gjendet tek ndërfaqja që bën të mundur komunikimin midis njeriut dhe kompjuterit dhe përbëhet midis të tjerash nga ajo që shikohet në ekran, sipas Ulf Johansson, themelues i Europolitan Holding dhe zëdhënës i drejtorisë së KTH-së.
- Duhet të jetë e lehtë të përdorësh këto pajisje përndryshe do të kishte rrezik të silleshin shërbime që askush nuk don t?i përdorë.
Telefoni celular do të bëhet kuleta dhe ndoshta edhe çelësi yt në brezin e katërt të telefonisë. Do të ketë shërbime që më anë gjetjes së vendndodhjes sonë do të na tregojnë se ku jem? dhe nga të marrim për të shkuar aty ku duam. Kamera dhe televizori do të jenë të përfshira brenda telefonit ? i cili nuk do të duket si telefoni i sotëm.
Në B4 do të jetë e mundur të dërgohet gjithçka që prej kartolinave deri tek pjesë të shkurtra video.
- Do të jemi në gjendje të shkarkojmë të dhëna me shumicë brenda një kohe tepër të shkurtër kudo që të gjendemi, thotë Ulf Johansson.
Nuk dihet akoma se çfarë shpejtësie dërgimi do të arrihet në B4. Flitet për 100 Mbit për sekondë gjë që është e pamundur me teknologjinë e sotme.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$