e.l.m. - Emrimi i Femijeve

Sunday, 2016-12-04, 5:14 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Emërtimi i fëmijëve Eselamu Alejkum, a mundeni ju lutem të ni sqaroni direktivat Islame mbi zgjedhjen e emrave? Me fjalë të tjera, çfarë kriteri duhet të ndjek muslimani për të zgjedhur emrin?


Ue alejkumuselam ue rahmetullahi ue berketuhu.

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut dhe paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

E nderuar motër në Islam, lavdërojmë interesimin tuaj për të njohur sa më mirë Islamin dhe mësimet e tij, dhe lusim Allahun e Madhëruar të na ndihmojë që t’i shërbejmë kauzës së Tij, dhe të na e kthejë punën tonë për Hir të Tij.

Islami thekson që muslimanët duhet të kenë dhe tiu japin fëmijëve të tyre emra të mirë. Është transmetuar në hadith që Profeti (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) ka thënë: "Ju do të thirreni në Ditën e Ringjalljes me emrat tuaj dhe emrat e baballarëve tuaj, kështu që kini emra të mirë”. (Transmetura nga Abu Davud)

Për të zgjedhur emra, ne duhet të ndjekim disa porosi të cilat janë dhënë në fetvan më poshtë nga dijetari i mirënjohur musliman, Sheikh Jusuf Al-Karadavi.

"Islami nuk përmend emra specifik që i obligon muslimanët të zgjedhin për fëmijët e tyre, qofshin ato arab apo joarab, femra apo meshkuj. Është ne dorë të njerëzve të zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

Megjithatë, për të zgjedhur emrin duhet të ndjekim disa rregulla Islame:

1. Duhet të jetë emër i mirë, të mos jetë emër i urryer (shpifët) nga njerëzit apo edhe nga vetë fëmija kur të rritet. Ato emra janë që përmbajnë kuptime si shenja të keqe, domethënie djalli, emra njerëzish që janë të njohur për shtypje dhe tepri, e kështu më rradhë. Për këtë arsye ne shohim që Profeti a.s i ndryshonte emrat e këqinj në emra të mirë. Për shembull, ai ndryshoi emrin e njërit "Kalilah” (Pak) në "Kathirah” (Shumë), dhe emrin e një tjetrit nga "Asijah” (Mëkatar) në "Xhamilah” ( I bukur), e të tjera.

2. Muslimani nuk duhet tia vëjë emrin djalit të tij "Abdul-Kabah”, "Abdul-Nabi” apo "Abdul-Husajn”, dhe emra të tjerë si këta që nënkuptojnë robëri ndaj të tjerëve sesa ndaj Allahut. Ibn Hazim ka thënë që emërimi i fëmijëve me kësi emrash është i ndaluar nga shumica e dijetarëve musliman, përveç emrit "Abdul-Mutalib.

3. Muslimani nuk duhet të emëroj fëmijën me emra madhështor dhe mburrëse. Kjo mbështet nga hadithi, " Emrat më të urryer tek Allahu në jetën tjetër është i atij njeriu që e thërret veten "Mbreti i të gjithë mbretërve”, sepse veç Allahu është Zoti i të gjithë mbretërve” (Transmetuar nga Al-Buhari, Muslimi, Abu Davudi dhe Al-Tirmidhi)

Muslimanët janë gjithashtu të ndaluar të emërojnë fëmijët e tyre me emrat e bukur të Allahut, si për shembull "Ar-Rahman” (Mëshirplotë), Al-Khalik (Krijues), etj.

Është e ndaluar gjithashtu të përdorim si emra cilësitë e Allahut me nyje të shquar, si "Al-Aziz” (Më i fuqishmi) dhe "Al-Hakim” (Më i dituri). Por ato mund ti përdorim pa nyjen e shquar, do me thënë pa ‘Al’ por vetëm "Aziz” dhe "Hakim”.

4. Është e rekomandueshme që ti emërojmë fëmijët tanë me emra të Profetëve dhe njerëzve të drejtë, kjo që të jenë sa më shumë në kujtesën tonë dhe të shpresojmë që ata do të ndjekin rrugën e tyre dhe të jenë si ata.

Emrat më të mirë janë ata emra që tregojnë përulje (nënshtrim) ndaj Allahut, siç thuhet në hadith: "Emrat më të bukur tek Allahu janë ‘Abdullah’ (Rob i Allahut) dhe ‘Abdur-Rahman’ (Rob i Mëshiruesit)” (Transmetura nga Muslimi, Abu Davudi, At-Tirmidhi, dhe Ibn Majah)

E njëjta gjë është me emrat e tjerë që përmbajnë dy pjesë, e para ‘Abd’ dhe e dyta një nga emrat e bukur të Allahut, si ‘Abdul-Alim’.

5. Për sa i përket emrave jo arab, nuk ka ndonjë gjynah në përdorimin e tyre, kur kanë kuptim të mirë në atë gjuhë. Edhepse muslimanët e hershëm ishin arab të pastër dhe jetonin në një atmosferë të pastër arabe, ata i përdornin emrat jo arab për meshkuj apo femra. Për shembull, ‘Mariah’ (Nëna e besimtarëve) nëna e Ibrahimit djalit të Profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) ishte e njohur me emrin e saj Koptik.

Gjthashtu, shumica e emrave të muslimanëve të hershëm kanë qenë emra bimësh, si ‘Talhah’, ‘Salamah’, ‘Hanzalah’; emra kafshësh dhe zogjësh, si ‘Asad’, ‘Sakr’; emra të objekteve natyrore, si ‘Bahr’ (lumi), ‘Jabal’ (mali); mbiemra të përdorura si emra, si ‘Amir’, ‘Salim’; emra Proftësh dhe njerëzve të drejtë, si ‘Ibrahim’, ‘Jusuf’, etj.

Kështu që muslimani duhet të ketë parasysh këto rregulla kur të zgjedh emra për fëmijët e tij.

Allahu e din më së miri.
 

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$