e.l.m. - Jeta dhe Bota

Saturday, 2016-12-03, 10:41 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                   Ishte ... dhe do te behet...

Jeta e Kesaj Bote Universi yne ka nje rregullsi te persosur. Me miliarda yje dhe galaksia te panumerta levizin ne orbitat e tyre te vecanta dhe e gjithe kjo eshte ne nje harmoni te plote. Galaksite, secila prej te cilave perbehet nga rreth 300 miliarde yje, levizin / rrjedhin tek njera tjetra, e per cudi gjate kesaj levizjeje gjigande asnje perplasje nuk ndodh. Nje rregull i tille nuk mund te thuhet se eshte vetem rastesi. Per me teper, shpejtesia e levizjes se objekteve ne univers eshte pertej limitit te imagjinates se njeriut. Dimensionet fizike te hapesires jane gjigande kur i krahasojme me matjet qe perdoren ne Toke. Yjet dhe planetet, me mase sa miliarda e miliarda ton, dhe galaksite me permasa qe mund te llogariten vetem me ndihmen e formulave matematikore, te gjitha keto levizin ne rrugen e tyre te caktuar me nje shpejtesi te pabesueshme.

Per shembull, Toka rrotullohet perreth aksit te saj ne menyre te tille qe cdo pike ne siperfaqe te saj leviz me nje shpejtesi mesatare 1 670 km ne ore. Shpejtesia lineare mesatare e Tokes ne orbiten e saj perreth Diellit eshte 108 000 km ne ore. Keto shifra jane vetem per Token. Pertej sistemit tone solar shifrat jane edhe shume me te medha. Ne univers, kur sistemet rriten ne permase edhe shpejtesia e tyre rritet. Sistemi solar sillet rreth qendres se galaksise me 720 000 km ne ore. Shpejtesia e Rruges se Qumeshtit, qe permban disa 200 miliarde yje, eshte 950 000 km ne ore. Kjo levizje e vazhdueshme eshte e paimagjinueshme. Toka, se bashku me sistemin solar, cdo vit largohen 500 milione km larg vendndodhjes se nje viti me pare. Eshte nje ekuiliber i pabesueshem brenda kesaj levizje kaq dinamike dhe tregon se jeta ne Toke bazohet ne nje balance shume delikate. Variacione te vogla, qofte edhe me milimetra ne orbiten e trupave te rende mund te rezultoje me pasoja teper serioze. Disa prej tyre mund te bejne qe jeta ne Toke te jete e pamundur. Ne sisteme te tilla ku gjendet nje ekuiliber i madh dhe shpejtesi shume te medha, aksidente gjigande mund te ndodhin ne cdo moment. Por fakti qe ne bejme nje jete normale ne kete planet na ben te harrojme per rreziqet qe ekzistojne ne universin e madh. Rregulli ekzistues i universit me nje numer te paperfillshem te perplasjeve qe ne dime, na ben te mendojme se jemi te rrethuar ne nje ambient perfekt, te qendrueshem dhe te sigurte. Njerezit nuk reflektojne shume per keto ceshtje. Kjo eshte arsyeja pse ata nuk arrijne te dallojne lidhjen e jashtezakonshme te kushteve te nderlidhura qe bejne te mundur jeten ne Toke, si dhe nuk arrijne te kuptojne qellimin e vertete te jetes se tyre, edhe pse kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme. Ata as nuk e cojne neper mend sesi ky ekuiliber kaq delikat ka ndodhur. Sidoqofte, njeriut i eshte dhene kapaciteti per te menduar. E pa e perdorur kete fuqi mendore per te analizuar gjerat perreth me kujdes dhe zgjuarsi, nuk do te arrijme te shohim realitetin apo te kemi idene me te vogel pse bota eshte krijuar dhe kush eshte qe ka krijuar kete rregullsi te madhe qe leviz me kaq ritme te persosura. Ai qe reflekton per keto pyetje dhe kupton rendesine e tyre vjen balle per balle me nje fakt qe nuk mund t'i largohesh: Universi ku ne jetojme ka nje Krijues, ekzistenca dhe cilesite e te cilit shfaqen ne cdo gje qe ekziston. Toka, nje ngrimce e vogel ne univers eshte krijuar per nje qellim te vecante. Asnje gje nuk ndodh pa nje qellim ne rrjedhen e jetes sone. Arsyeja pse njeriu ekziston ne Toke gjendet ne Kur'an ku Allahu thote: "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi." (Suretu El-Mulk: 2)
"Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Suretu El-Insan: 2) Ne Kur'an Allahu e ben te qarte asnje gje nuk eshte pa qellim: "Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë." (Suretu El-Enbija: 16-17) Sekreti i Botes Allahu e tregon qellimin e njeriut ne ajetin qe vijon: "Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë." (Suretu El-Kahf: 7) Permes kesaj Allahu pret qe njeriu t'i qendroje sherbyes i devotshem gjate jetes se tij. Me fjale te tjera, bota eshte nje vend ne te cilin dallohet ai qe ka frike dhe respekton Allahun dhe ai qe nuk eshte mirenjohes ndaj Allahut. E mira dhe e keqja, e persosura dhe e gabuara qendrojne prane njera tjetres ne kete bote. Njeriu testohet ne shume menyra. Ne fund, besimtaret do te vecohen nga jo-besimtaret dhe do te fitojne Parajsen / Xhennetin. Ne Kur'an kjo pershkruhet: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët." (Suretu El-'Ankabut: 2-3) Per te patur nje kuptim te thelbit te ketij testi, njeriu duhet te kete nje kuptim te thelle te Krijuesit. Ai eshte Krijuesi qe posedon fuqi, dituri dhe zgjuarsi te pafund. Ai eshte Allahu, Krijuesi, Beresi i te gjithe formave. "Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!" (Suretu El-Hashr: 24) Allahu e krijoi njeriun nga balta, dhe i dha gjithe tiparet dhe i dhuroi te mirat. Asnje nuk e perfitoi shikimin, degjimin, ecjen apo frymemarrjen vete. Per me teper keto sisteme komplekse u vendosen ne trupin e tij ne bark te nenes perpara se ai te linde, atehere kur ai ishte pa asnje aftesi per te perceptuar boten perjashta. Duke patur gjithe keto te mira pritet qe njeriu te jete i bindur ndaj Allahut. Por siç e ben te qarte Allahu ne Kur'an, shumica e njerezve jane "prej atyre qe bejne pune te gabueshme" si dhe "jo mirenjohes" ndaj Krijuesit duke refuzuar t'i binden atij. Supozimi qe ata bejne eshte se jeta eshte e gjate dhe ata kane fuqi per te mbijetuar. Prandaj qellimi i njerezve te tille eshte "te bejne sa te munden me jeten e tyre sa te rrojne". Ata harrojne per vdekjen dhe boten tjeter. Ata synojne te kenaqen me jeten dhe te arrijne nivele sa me te larta jetese. Ja si e shpjegon Allahu lidhjen e ketyre njerezve me kete jete: "Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret." (Suretu El-Insan: 27) Ata qe nuk besojne mundohen te shijojne gjithe kenaqesite e kesaj jete. POR, ashtu sic thote edhe ajeti, jeta kalon shume shpejt. E kjo eshte ajo qe njerezit harrojne me se shumti. Ne Kur'an, shpallja e fundit e Allahut per te udhezuar njerezit ne rruge te drejte, Allahu vazhdimisht na kujton per natyren e perkohshme te kesaj bote. Me te vertete, kudo ku jetojme, te gjithe mund te prekemi lehte nga efektet shkaterruese te kesaj bote. Cdo cep i botes, sado mbreselenes te jete, do te pesoje keqesime ne disa dekada, ndonjehere edhe ne me pak kohe sesa ne mund te mendojme. Çdo gje ne Toke eshte e destinuar te zhduket. Kjo eshte natyra e vertete e jetes... Eshte... dhe do te behet ... Pak sekonda apo pak ore? Mendo per nje dite pushimi tipike: pas disa muajsh pune te rende, vijne javet e pushimit dhe mberrin ne pushimoren tende te preferuar pas nje rruge te gjate. Holli i hotelit eshte i mbushur plot me pushues te tjere si ty. Mund te dallosh edhe njonje fytyre te njohur dhe i pershendet. Eshte teper nxehte dhe ti nuk do te vonohesh per te marre ca rreze dielli dhe per t'u kenaqur ne detin e qete. Ndaj pa humbur kohe, gjen dhomen vesh rrobat e plazhit dhe nxiton per ne breg. Me ne fund gjendesh ne nje uje te paster si kristal, por papritmas degjon nje ze qe te thote: "Hej, zgjohu! Do behesh vone per pune!" Per nje moment nuk arrin ta kuptosh se cfare po ndodh. Dicka nuk perputhet mes asaj qe sheh dhe asaj qe degjon. Hap syte dhe sheh se je ne dhome te gjumit. Fakti se ke qene ne enderr te habit pa mase dhe thua me vete: "Udhetova 8 ore per te mberritur atje. Edhe pse eshte ngrice jashte une ndjeva diellin ne endrren time. Ndjeva ujin qe perplasej ne fytyren time..."

E gjithe kjo: 8 ore rruge, koha qe pritet ne holl te hotelit, me pak fjale cdo gje ne lidhje me diten e pushimit ishte ne te vertete nje enderr prej disa sekondash. Edhe pse veshtire te dalloje nga realiteti, ajo qe perjetove ne nje menyre aq te qarte ishte vetem nje enderr. Kjo do te thote se po ashtu ne mund te zgjohemi nga jeta ne Toke sikurse u zgjuam nga endrra. Atehere, jo-besimtaret do te ndiejne te njejten çudi. Gjate gjithe jetes ata nuk mund ta lironin veten nga perceptimi i gabuar se jeta do te jete e gjate. Por ne kohen kur do te rikrijohen, ata do ta kuptojne se periudha e jetes prej 60 ose 70 vjetesh ishte sikur vetem pak sekonda. Allahu e lidh kete fakt ne Kur'an: "Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!” Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!” A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
(Suretu El-Muminun: 112-115) Qofshin 10 vjet apo 100 vjet, do te vije dita kur njeriu do ta kuptoje sesa e shkurter eshte jeta e tij, sikurse tregohet ne ajetet me lart. Kjo do te jete tamam si ne rastin e njeriut kur cohet nga endrra ku perjetoi imazhet e bukura, te gjata te pushimit, e papritmas e kupton se qene nje enderr disa sekonda. Ne menyre te ngjashme do ta zbuloje njeriu shkurtesine e jetes kur cdo gje per jeten e tij harrohet. Allahu i kushton vemendje te vecante ketij momenti ne Kur'an: "E ditën kur të bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës." (Suretu Er- Rum: 55) Qe ne fillim te historise Allahu i ka treguar njeriut per natyren e perkohshme te kesaj bote dhe ka pershkruar Boten tjeter (Ahiretin) - banesa e perjetshme. Ne shpalljet e Allahut ka shume detaje ne lidhje me parajsen dhe ferrin (apo Xhennetin dhe xhehenemin). Por pavaresisht nga kjo njeriu eshte i prirur te harroje kete te vertete esenciale dhe i investon gjithe perpjekjet e tij ne kete jete, edhe pse ajo eshte e shkurter dhe e perkohshme. Vetem ata qe kane menyre racionale te jetes i eshte dhene qartesia e mendjes dhe ndergjegjes, e ata arrijne ta kuptojne se kjo jete nuk ka asnje vlere krahasuar me ate te perjetshmen. Prandaj qellimi i njeriut ne jete eshte te arrije parajsen. Dhe rruga e vetme per te arritur ate eshte te kerkosh kenaqesine e Allahut me besim te sinqerte. Per ata qe nuk mendojne per fundin e pashmangshem te kesaj bote dhe bejne nje jete te tille do te kene nje denim te perjetshem. Allahu ne Kur'an tregon per fundin e tmerrshem te njerezve te tille: "(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë." (Suretu Junus: 45) "Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar." (Suretu El-Ahkaf: 35) Ambicia e pakontrollluar Me lart permendem se koha qe nje njeri kalon ne kete bote eshte e shkurter sa nje pulitje e syrit. Pavaresisht nga gjerat qe njeriu zoteron ne jete, ai nuk do te arrije lumturine e vertete derisa te kete besim tek Allahu dhe te merret me perkujtimin e Tij. Njeriu kur rritet fillon te mbledhe sa me shume pasuri e pushtet. E dihet se burimet per t'i arritur keto jane te kufizuara, e ai nuk mund te kete cdo gje qe deshiron. As pasuria, e as suksesi nuk do ta qetesojne ambiciet e tij. Ai njeri qe eshte prone e deshirave te pakontrolluara eshte i pakenaqur. Ne cdo faze te jetes kjo pakenaqesi eshte gjtihmone aty, edhe pse shkaqet ndryshojne. Deshira per te kenaqur deshirat e tij i ben disa njerez te jepen pas cdo gjeje. Njeriu mund te jete kaq i dhene pas deshirave te tij sa eshte i gatshem te perballoje cdo pasoje, edhe ne qofte se kjo do te thote te humbe familjen. Por me te arritur qellimin e tij, 'magjia' zhduket. Ai e humb interesin per te. Per me teper, duke qene jo i kenaqur me kete arritje, fillon menjehere te kerkoje dicka tjeter. Ambicia e pakontrolluar eshte tipike per nje jo-besimtar. Kjo e shoqeron ate derisa vdes. Ai kurre nuk ndihet i kenaqur me cfare ka. Sepse ai i do gjerat per lakmine e tij personale, e jo per te arritur kenaqesine e Allahut. Allahu nuk do te lejoje ate qe eshte rebel kunder Tij te kete qetesi ne mendjen e tij ne kete bote. Allahu thote ne Kur'an: "Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Suretu Er-Ra'd: 28) Natyra e kesaj bote Njembuj te panumert te persosmerise se krijimit e rrethon njeriun kudo neper bote: pamje te bukura, miliona bimesh te llojeve te ndryshme, qielli blu, rete me shi, apo dhe trupi i njeriut, i cili eshte nje organizem i persosur plot me sisteme te nderlikuara.
Flutura me krahet e saj te punuara me modele teper te bukura qe tregojne identitetin e saj, eshte nje gje qe nuk harrohet. Po ashtu edhe puplat e kokes se nje zogu qe jane aq te pasura ne veshtrim e ngjyra, si dhe aromat e luleve jane te mahnitshme per njeriun.

Por nje frut gradualisht do te vyshket dhe prishet, lulet e mbushin nje dhome me arome te mire per nje periudhe kohe. Fytyra me e bukur do te rudhet pas disa dekadash. Me pak fjale cdo gje qe na rrethon eshte subject i shkaterrimit prej kohes. Ky mund te duket nje proces natyror per disa. Sidoqofte ky proces percjell nje mesazh te qarte: "Asnje gje nuk eshte e paprekshme ndaj efektit te kohes.

Mbi te gjitha cdo bime, kafshe apo qenie njerezore ne bote, pra cdo qenie e gjalle, eshte e vdekshme. Por pasioni i tepert, deshira e madhe per pasuri e ndikojne shume njeriun. Dhe nje gje duhet kuptuar: Allahu eshte Poseduesi i gjithckaje. Qeniet e gjalla jetojne persa kohe Ai deshiron dhe vdesim me caktimin e Tij.
Allahu i therret njerezit qe te reflektojne per keto ceshtje ne ajetin e meposhtem:
"Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë." (Suretu Junus: 24)

Ajeti i mesiperm tregon se cdo gje ne kete toke qe duket e kendhsme dhe e bukur do ta humbe bukurine e saj nje dite. Per me teper cdo gje do te zhduket nga siperfaqja e saj. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme per te cilen duhet te mendohemi pasi Allahu na ka informuar se keto shembuj per ata qe mendojne. 'Mendimi' dhe 'kuptimi' jane ato gjera qe e dallojne dhe e ngrene lart njeriun nga gjallesat e tjera. Jetesa e kafsheve ka shume gjera te ngjashme me ate te njeriut: edhe ato marrin fryme, ushqehen dhe nje dite vdesin. Por kafshet kurre nuk mendojne pse dhe si kane lindur, apo se do te vdesin nje dite. Eshte shume natyrale qe ato nuk perpiqen te kuptojne qellimin e kesaj jete, pse nuk pritet nga ato qe te mendojne per kete apo per Krijuesin. "E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send." (Suretu El-Kehf: 45) Shembuj ne Kur'an per Natyren e Botes Allahu vazhdimisht thekson ne Kur'an se kjo eshte "bote ku te gjitha kenaqesite jane te destinuara te zhduken". Allahu tregon per disa shoqeri, burra edhe gra te se kaluares qe iu perkushtuan pasurise se tyre, fames apo nivelit te tyre shoqeror, e qe paten nje fund te keq. Kjo eshte cka ndohi ne historine e dy burrave per te cilet flitet ne Sure El-Kehf: 32. E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”
35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”
36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
37. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
38. "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!”
39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah” - (Allhu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!”
43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t’i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
(Surete El-Kehf: 32-46) Pasuria dhe pushteti jane dhurate prej Allahut dhe mund te te largohen ne cdo kohe. Tregimi per njerezit e Parajses (Xhennetit) eshte nje tjeter shembull qe jepet ne Kur'an: 17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
18. E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”
19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!
23. Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush).
24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
26. E kur e panë atë, thanë: "S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!
28. Ai me maturi prej tyre tha: "A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”
29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
(Suretu El-Kalem: 17-33) Tregimi per Karunin, nga populli i Musait as jepet ne Kur'an si shembulli i nje prototipi te pasur e qe flet shume: 76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
78. Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për faje e tyre (meqë All-llahu e di).
79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”
80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!”
81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
83. Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija, do t’i jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.
(Suretu El-Kasas: 76-84) E keqja me e madhe e Karunit ishte se ai e shihte veten si nje qenie e ndare dhe e pavarur nga Allahu. Sic duket nga ajeti, ai nuk e mohonte ekzistencen e Allahut, por thjesht supozonte se ai - per shkak te disa vecorive superiore - e meritonte pushtetin dhe pasurine qe Allahu ia dha. Cdo gje qe i eshte dhene njeriut eshte nje e mire nga Allahu. Kur njeriu arrin ta kuptoje kete tregon falenderimin e tij me pune te mira ndaj Allahut. "Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Suretu El-Hadid: 20)

Marre nga "E Verteta e Jetes se Kesaj Bote" e autorit Harun Jahja.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$