Thursday, 2024-04-25, 6:40 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Luani (21 Korrik – 22 Gusht)
Motoja e tij (e saj): Unë dua...

Karakteristikat: Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në ballë të aksionit. E do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të komandoj, bezdisë. Është atoritativ, shpirtmadh dhe fisnik (bujar). Sharron gjatë komplimenteve. Me vite e humb edhe elanin jetësor. Nëse hyn në rrugë religjioze, është ekskluziv dhe dogmat.

Planeti: Dielli

Profesionet: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankar, argjendar.

Dobesite: Snobizmi

Përgjithshme - Vjen prej një viti që nuk të ka ofruar as gëzime të mëdha e as dëshpërime të mëdha: një 2008 e qetë me ndonjë përjashtim të vogël. Në vitin 2010 Jupiteri do hyjë brenda Ujorit dhe do jetë mirë mos ta ngarkosh menjëherë egon personale me shumë qëllime ambicioze, pasi mund të të shkaktohet një ndjesi se nuk po merr shpërblimin e duhur. Motoja e vitit të ardhshëm mund të jetë: lum ai që kënaqet me atë që i ofrohet. Raportet bashkëshortore dhe ato me bashkëpunëtorët e afërt do të kenë nevojë për rishikim, ekziston edhe mundësia e ndarjeve, largimeve, ndoshta për shkak të transferimeve për motive pune. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë.

Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik të aftë të kalojë çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit në jetën tënde do të nisë një fazë e gjatë tranzicioni që do të marrë fund në qershorin e vitit 2010: energjia nuk do të pakësohet dhe do të jesh në progres të pandërprerë.

Objektivi i vitit: të mos lejosh të ngadalësosh hapin prej pengesave që të vë përpara Jupiteri dhe të ndash gjithçka me ata që të rrethojnë.

Karriera - Do te keni mundësi me te mira për te fitua para ketë vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme te mira për biznesmenët apo investitorët financiare. Kontrata fitimprurëse do te trokasin ne derën tuaj dhe ju do te keni sukses ne cdo tentative tuajën. Komunikimi dhe konfidenca juaj janë shume impresive ketë vit. Partneret apo edhe autoritetet e larta te organizatave qe ju punoni do te tregojnë mbështetje te veçante ketë vit. Do te nderoheni nga një performance e shkëlqyer nga eproret tuaj. Parashikohet një përmirësim financiar i kënaqshëm.

Dashuria - Nëse jeni ne lidhje, atëherë shanset janë qe ju do te përfundoni te martuar. Luanët beqare do te takojnë burrin apo gruan e ëndrrave te tyre. Te dashurit tuaj do te mundohen te marrin masa drastike për te tërhequr vëmendjen tuaj. Nëse jeni ne dilema apo mendime te ngatërruara, flisni me bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj. Mos e lejoni veten te shpërtheje ne reagime te ekzagjeruar nëse dëshironi qe te keni një jete bashkëshortore te lumtur.

Familja - Parashikohet një vit i favorshëm ne lidhje me familjen tuaj. Tregoni mbështetje ndaj prindërve tuaj dhe te partnerit, dhe vellezereve e motrave tuaj. Mos shkaktoni mosmarrëveshje qe mund te prishni harmoninë ne shtëpinë tuaj. Dikush qe nuk e prisni do te mundohet qe t’ju çoje ne rrugën e gabuar. Mos tregoni sekretet e besuara nga te tjerët sepse do te prishni reputacionin

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$