Thursday, 2024-11-21, 11:14 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Ti u RRËZOVE, do NGRIHESH përsëri!

Të tërhequr në strehët e tyre malore dhe larg qendrave kryesore të qytetërimit (Athina, Roma, Bizanti) dhe shtabeve ushtarake, ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, ndryshe nga të parët e tyre Pellazgët e lashtë, mundën ta mbrojnë një farë autonomie politiko – shoqërore – kulturore dhe të ruajnë thelbin e kulturës së tyre, pavarësisht pushtimeve të shumta dhe të ndryshme.

Aurel Dasareti, Arizona, 2010-11-11

Lufta për mbijetesë dhe identitet vijon përgjatë mijëvjeçarëve. Malet e pamposhtura të Shqipërisë kanë qenë fortesa dhe streha e fundit e një linje të gjatë fisnore prej popullsish parahelen: Pellazgët dhe pasardhësit e tyre thrako - ilirët, ndër të cilët shqiptarët e sotëm, janë mbijetuesit e fundit. Vendi i tyre i stërmadh (nga Danubi deri në Epir dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi) u zvogëlua vajtueshëm në përfitim të pushtuesve të ndryshëm sllavë dhe grekë. Shqipëria dhe krahinat e saj në kufi përbëjnë sot mbetjet e fundit të këtij territori thrako-ilir dhe të popullit pellazg.

Së fundi, ajo që karakterizon më shumë këtë vend të vogël, është fakti se ai është sulmuar shumë herë, është rrënuar, plaçkitur dhe pushtuar, por populli i tij kurrë nuk është nënshtruar. Historia ja ku është për ta provuar këtë: pavarësisht të gjitha pushtimeve, këtyre ndarjeve apo aneksimeve, këtyre fatkeqësive apo sulmeve, shqiptarët gjithmonë ekzistojnë dhe vazhdojnë të ndjekin traditat si dhe një kulturë dhe gjuhë shumë mijëvjeçare. Nga ana tjetër edhe sot në agimin e shekullit XXI, shihet se shqiptarët (në Kosovë, FYROM, Mal i Zi) nuk rreshtin së kërkuari territoret e pushtuara (dikur nga popuj të ardhur në vende të tjera) ose të dhëna falë traktateve apo marrëveshjeve të detyruara nga Fuqitë e Mëdha të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Kjo vijimësi në këmbënguljen e tyre për të mbrojtur tokën e të parëve, ky shpirt luftarak për të mbetur të lirë dhe të pavarur, kjo ndjenjë shqiptarie e pashuar apo krenari e lindur sepse rrjedhin nga popullsi legjendare tepër të lashta ka pasur të vetmen rrjedhojë, atë të ruajtjes së gjuhës së tyre, unike në Evropë, të etnisë së tyre, kulturës, zakoneve dhe dokeve si dhe të folklorit të tyre (rapsodë ose kostume me zanafillë ilire gjenden në vise të shumta ballkano – danubiane).

Kështu me shumë lehtësi mund të vërejmë se pas më shumë se pesë mijë vitesh, pellazgjishtja e lashtë përjeton përgjithmonë në shqipen e sotme. Kjo e fundit është me të vërtetë një fosile e gjallë, dëshmi e asaj që dikur ka qenë gjuhë e popullsive parahelene përpara mbërritjes së grekëve në Ballkan, Egje, Azi e Vogël. Dhe, ky popull i lashtë është gjithmonë aty i gatshëm mbi shkrepat dhe trojet mijëvjeçare.

Ti u rrëzove, do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!/

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$