Tuesday, 2024-04-16, 7:33 AM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                        Teknologji: Spiunë në kompjuterin tënd
                     Lënda: Internet

Një e vërtetë shqetësuese është ajo që në këtë çast agjentë sekretë mund të jenë duke përgjuar brenda kompjuterit tënd. Të ashtuquajturat "programe parazite" marrin shënim gjithçka që ti bën me kompjuterin tënd të cilat u shiten pastaj palëve të treta që mund të jenë të interesuara.

Pjesa më e madhe e programeve parazite ndahen në dy kategori:
- "adware" - programe në kompjuterin tënd që bëjnë të kërcejnë përpara syve të tu dritare të vogla me reklama, instalojnë tabela me reklama ose gjatë kërkimit që bën në internet apo gjatë bredhjes atje të sjellin në plan të parë faqet prej të cilave sponsorizohen (EZula).
- "spyware" - pajisje të fshehura në kompjuterin tënd që shohin se çfarë bën, vjedhin të dhënat personale dhe i dërgojnë pastaj në rrjet.
Të përbashkët kanë atë që këta vetëshkarkohen në heshtje në kompjuterin tënd ndërkohë që je në linjë.
Ndonjëherë këta vijnë të bashkangjitura me programe që ti i shkarkon nga rrjeti - hollësitë janë shpesh të përshkruara me germa të vogla në marrëveshjen për përdorimin e tyre por pjesa më e madhe e përdoruesve e kalojnë këtë pa i hedhur ndonjë sy.
Ndonjëherë ato nuk kanë nevojë as për lejen tënde për tu vetëshkarkuar ndërsa je futur në ndonjë faqje ku s?duhet të futeshe.
Programe kundër "adware" dhe "spyware"
Vetëm pas instalimit të një ashtuquajturi ''''mur kundër djegjes'''' (firewall) - që lejon vetëm programet e lejuara prej teje të futen në internet - arrin të kuptosh se ç?po ndodh.
Gjithashtu janë zhvilluar programe që gjejnë dhe heqin programet parazite. Revista Rruzull mund t?ju këshillojë shkarkimin dhe përdorimin bashkarisht të programeve të mëposhtme:
Spybot - Search & Destroy 1.1 nga Universiteti i Dortmund''''it.
Ad-aware 6.0 Build 162 nga FileForum.
Ndërkohë edhe pala tjetër po kundërsulmon. Disa programe të krijuara së fundi janë në gjendje të ç?instalojnë pajisjet kundër-parazitare.

Shmangiuni Internet Explorer
Disa shoqëri janë duke shfrytëzuar disa të çara në programin Messenger të Windows për të shfaqur tinazi reklama në ekran.
Mënyra më e lehtë për t?iu shmangur këtyre parazitëve është mospërdorimi i Internet Explorer pasiqë është bërë shënjestër e shumë shoqërive "adware" dhe "spyware". Laurent Dhima, mjeshtri i portalit shqiptar Alblinux , më thotë se po në të njëjtën mënyrë edhe vetë sistemi operativ Windows është bërë shënjestër e një numri të pafund shoqërish dhe njerëzish të paskrupullt, duke këshilluar përdorimin e sistemit operativ Linux që është më i qëndrueshëm nga ana e sigurisë.
Kur je duke përdorur Windows për tu futur në rrjet duhet të sigurohesh më parë që të paktën ke instaluar arnat e sigurimit. Asnjëherë nuk duhet të klikosh "Yes" (Po) kur të shfaqet ''''Do you want to download and install?'''' (A don të shkarkosh dhe instalosh ?) përpara se të jesh 100 % i sigurtë se shoqëria që e ka bërë atë program është e besueshme dhe se ai program të nevojitet me të vërtetë.
Përveç se spiunojnë atë që bën, pjesa më e madhe e programeve parazite janë të shkruara keq dhe mund të dëmtojnë proceset në kompjuterin tënd, disa të tjera ta ngadalsojnë kompjuterin si dhe lidhjen me internetin.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$