Kompjuterat e se ardhmes...
Studiuesit e KTH-së (Shkollës së Lartë Mbretërore Teknike të Stokholmit, Suedi) kanë bërë një zbulim udhëçelës i cili do të gjejë zbatim në mbarë botën për sa ka të bëjë me shpejtësinë dhe madhësinë e kompjuterave.
- Kjo është gjëja më e madhe që ka ndodhur pas shpikjes së tranzistorit, thotë drejtori Anders Flodstr?m.
Kompjuterat do të bëhen në thelb më të vegjël dhe më të shpejtë.
- Për të herë të parë gjendet tashmë një material që është njëkohësisht gjysmëpërçues dhe ka veti magnetike në temperaturën e dhomës, thotë Venkat Rao, profesor në fizikën teknike dhe materiale.
Në udhëheqjen e tij ka arritur grupi i studiuesve të KTH-së të marrë stafetën e garës ndërkombëtare mbi teknikën e së nesërmes.
Studiues nga e gjithë bota kanë kërkuar me vite "tranzistorin e polarizuar". Por ky ka egzistuar vetëm në laborator në temperatura tepër të ulta. Në dimrin që shkoi u arrit në gjykimin se temperatura -101 gradë Celsius ishte ajo më e larta në mënyrë që të funksiononte eksperimenti.
Tani studiuesit nga KTH dhe Universiteti i Uppsala''''s Suedi kanë arritur të gjejnë një përzierje - zinkoksid me shtuarje mangani - që bën të mundur ekzistencën e tranzistorit të polarizuar në temperaturën e dhomës. Njëkohësisht bëhet i mundur edhe prodhimi i tij në masë.
Zbulimi bazohet në vetinë e elektroneve të ashtuquajtur ''''spin'''' (dredhje e vijës së rrjedhës pas shenjave të poleve magnetike). P.sh. magnetizmi në hekur vjen nga kjo dukuri. Kjo dredhje ka njëfarë drejtimi i cili mund të përdoret si mbartës i të dhënave në midis të tjerash një kompjuter. Parashikohet se kjo teknikë e cila quhet spintronikë do të zëvendësojë një pjesë të madhe të teknikës së sotshme.
Grupit të studiuesve iu desh 3 vjet për të arritur në këtë zbulim. Tani pritet një vërshim shkencëtarësh tek KTH. Ky zbulim do të botohet në numrin e tetorit të revistës Nature Materials.