Wednesday, 2024-04-24, 10:36 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

                                           Njeriu: Vetëdija mund të lëvizë pengesa

                   Lënda: Vetëdija

Me anë të mijëra provave të bëra në SHBA nga një grup pune ekspertësh të fushave të ndryshme të Projektit të Studimit mbi Anomalitë Inxhinierike në Princeton ( "Princeton Engineering Anomalies Research Project") është arritur në përfundimin se vërtetë vetëdija ndikon në materien (fenomeni psikokinezë). Edhe shquarja e diçkaje jo nëpërmjet shqisave nuk mund të quhet më magji.

Dijetarët janë të mendimit se zgjidhja e enigmave të forcave mendore gjendet në fizikën bërthamore.
Përfundimet e këtij studimi bëjnë midis të tjerash që fusha të mos quhet më Parapsikologji (para = në buzë) por Studime Anomalish Psikofizike.

Profesor Walter von Lucadu që është themelues i kësaj fushe të re duke folur mbi përfundimet e arritura thotë se ato tregojnë që duhet të ketë një Mendohet se vetëdije kemi atëherë kur truri është në gjendje të ndërtojë një përfaqësim të gjendjes së tij.
 
Një gjendje në të cilën njeriu jo vetëm që ndodhet por që edhe e din që ndodhet në të.

Sipas studiuesve të Universitetit të Bremen në Gjermani vetëdija është si një orkestër e përgjithëshme e orkestrave të neuroneve.

Ajo që bën lidhjen midis këtyre orkestrave mendohet të jetë një sinapsë e quajtur NMDA. Kur kjo sinapsë nuk është aktive - gjë që ndodh nëpërmjet ndërhyrësve farmakologjikë - atëhere nuk kryhet lidhja midis orkestrave dhe kemi të bëjmë me humbje të vetëdijes.
 
Njeriu duhet të merret më tepër me çështjen e vetëdijes sesa me ato të Gjithësisë apo krijimit të jetës, thotë Hugo Lagercramtz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetëdija). Është vetëdija ajo që vendos se çfarë do të jemi dhe çfarë do të bëjmë.

Vetë psikologjia ishte në fillimet e saj shkenca që merrej me vetëdijen. Pastaj dolën behavioristët (behavior=sjellje) duke dhënë shpjegime se si ata që ngrenë çështjen e vetëdijes në të vërtetë janë duke u marrë me fe. Pas kësaj vetëdija është parë si një çështje të cilës nuk ia vlen t´i përkushtohesh. Kjo, për dy arsye. Për shumë studiues të trurit vetëdija ka qenë e vështirë për ta kapur. Është më e lehtë të hetosh disa tipe qelizash nervore apo të zbulosh lëndë të reja sinjaldhënëse. Të bësh studime mbi vetëdijen është parë si diçka e ngatërrueshme. Tingëllon më e natyrshme të dëgjosh një astrofizikant të flasë mbi gropa të zeza apo Bumin e Madh, ndërsa një neurostudiues që kapërcen në spekullime mbi vetëdijen shihet me sy të shtrembër nga kolegët. Në shumë libra mësimi mbi trurin fjala consciousness (vetëdije) as që gjendet në regjistrin e fjalëve.
Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.

Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.


 

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$