Thursday, 2024-04-25, 2:51 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Motoja e tij (e saj): Unë kam maturi...

Karakteristikat: I kujdesshëm, i matur, i hareshëm, kalon mirë me shokët. Është estet i madh. Disponon bukurinë, madhështinë, me ten të ndritshëm (rrezatues). Në punë është diplomat, në shtëpi joskofiar. Dëshiron punën grupore. Elegant, shije të mirë.

Planeti: Venera

Profesionet: Jurist, studiues, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, arsimtar.

Dobesite: Kapricioz, shpenzon shumë

Përgjithshme - Pas një 2008-te të trazuar e të mbushur me ngjarje të pakëndshme ja tek vjen 2010-a, viti i ringritjes. Astrologjikisht bëhet fjalë për një vit shumë të mirë, me kreativitet, dashuri, seks, fëmijë, ku dëfrimi do jetë në plan të parë. Do të të duhet ende të sistemosh disa çështje të lëna pezull, por pas kësaj mund ta shijosh suksesin tënd sa të duash. Me pak fjalë, duket se ka mbërritur çast yt: jetoje me madhështi dhe mos lejo askënd të ta ulë moralin.

Jupiteri do të jetë pro teje për të 12 muajt dhe premton atë kthesë që e kërkoje me aq ngulm. Gjendja shpirtërore, truri e mendja nuk do të frenohen më nga ajo egoja e errët e tinëzare, dhe më në fund do kesh mundësinë të shprehësh pjesën tënde më aktive.

Edhe Neptuni do të jetë i favorshëm ndaj teje. Venusi, planeti yt udhëheqës do të jetë për një fazë të gjatë disi kundërshtues (gjatë verës) dhe këto do të shohësh edhe ndonjë përplasje me ata që të ndodhen pranë. Mund të ketë edhe tensione, pengesa të bartura nga e shkuara që ndofta do të të pengojnë disi ta jetosh dashurinë tënde në mënyrë të shpenguar. Por në vjeshtë do të zgjidhet diçka si për mrekulli e gjërat do të marrin për mbarë.

Karriera - Parashikohet një vit premtues ne fushën e karrierës dhe te financave. Kontakte me njerëz intelektuale dhe te ditur do te jete një eksperience e vlefshme. Përmirësimi juaj profesional do te beje qe te respektoheni me shume dhe te bëheni me i njohur ne rrethin tuaj te punës. Këshillohuni dhe mendohuni mire para se te bëni investime apo te merrni vendime te rëndësishme.

Dashuria - Tregoni mbështetje ndaj bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj dhe nëse janë ne gabim. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes jush është çelësi i një jete te lumtur martesore. 2010 do te jete i favorshëm për te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhëtime vetëm ju te 2. Mos i hyni një lidhjeje me nje person qe shef dike tjetër. Kur tërheqja apo pëlqimi nuk janë reciproke te ndjellin vetëm dhimbje zemre.

Familja - Për peshoren parashikohet një atmosfere e lumtur ne familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimin e motrave/vëllezërve tuaj. Ndihmoni miqtë qe kane nevoje per ndihmën tuaj dhe do te përfitoni mirënjohje. Ju jeni shume i/ e dashur dhe dëshironi me te mirën për njerëzit qe ju rrethojnë. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund te kenë efekte negative për shëndetin tuaj.

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$