Padi pse fëmijët duan t'u mësojnë shqip
Të hënën duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër prindërve të 11 nxënësve të fshatit të Strugës , Podgorcë të cilët morën padi nga Ministria e Arsimit. vazhdon Sipas tyre, shteti u ndalon fëmijëve të tyre që të mësojnë në gjuhën amtare shqipe. Ata pohojnë se interesim kishte edhe tek prindërit e nxënësve të tjerë, por për shkak të presioneve dhe frikës nga paditë, ata hoqën dorë nga qëllimi që ti lëshojnë fëmijët në shkollë. ‘Fëmijët tanë i trajtojnë si të çregjistruar përkatësisht se nuk ndjekin kurrfarë mësimi. Para dy ditësh bisedova personalisht me zëvendësministren, më tha se e ka informuar ministrin por ende pret përgjigje. Unë i thash se nuk janë të interesuar për rastin tonë. Të shikoni kur të jenë këtu të pranishëm edhe dy arsimtarët. Askush nuk i përshëndet, as mirëdita nuk u thonë. ‘, thotë Fadil Reckoski, prind. ‘Për tërë këtë problem ne e informuam edhe avokatin e popullit të Maqedonisë i cili është në qëndrimin se fëmijët duhet të shkollohen në gjuhën të cilën e duan. Inspektorati i arsimit për shkak se fëmijët tanë nuk mësojnë në gjuhën maqedonase, por në gjuhën shqipe, na dhanë në gjyq. ‘, rrëfen Sead Sadikovski, prind. Nga inspektorati shtetëror i arsimit pohojnë për televizionin Alsat-M se shkolla në fshatin Podgorcë të Strugës tash më një vit punon ilegalisht sepse nuk ka leje nga ministria, kështu që edhe fëmijët nuk mund të marrin dëftesa. "Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë e cila nuk ekziston, që nuk është e verifikuar, që nuk ka pëlqim, që në fakt është e egër. Dmth. nuk është në pyetje fakti që mësimi ndiqet në gjuhën shqipe. Problemi është se ajo shkollë fillore nuk mund të funksionojë pa qenë e përfshirë në sistemin arsimor në Maqedoni. Duhet mendim pozitiv nga Ministria e Arsimit, ndërsa ajo nuk e posedon një gjë të tillë. Të vetmin pëlqim që e posedon është ai që e ka nga këshilli komunal, por ai është i pamjaftueshëm”, thotë Xhorxhe Arsov, drejtor i Inspektoratit shtetëror të arsimit. Ndërkaq nga komuna kërkojnë që ministria të mos u përzihet në ingerencat. Këshilli i komunës së Strugës vitin e kaluar mori vendimin për formimin e dy paraleleve në gjuhën shqipe që në fillim e pranoi zëvendës ministrja e arsimit Qazimi, por pas dy ditësh atë e anuloi ministri Todorov. Inspektorati i arsimit ngriti padi për prindërit për shkak të sjelljes së tyre në kundërshtim me Ligjin. (Miki Trajkovski)/V.I./Liria
|