Thursday, 2024-03-28, 2:57 PM
Welcome Guest | RSS

E.L.M

Main | Registration | Login

Main » 2010 » November » 1 » Planetet Dhe Jeta e Tyre
11:51 PM
Planetet Dhe Jeta e Tyre
RREGULLI I SHKËLQYESHËM NË GJITHËSI | THE FINE TUNING IN THE UNIVERSE

nga Qur'an and Science më 01.11.2010


"Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.” (Kur’an, 67:3-4)

"A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).” (Kur’an, 71:15)

"Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (Kur’an, 25:2)

Filozofia materialiste doli me pretendimin se të gjitha sistemet në natyrë dhe gjithësi ishin sikurse makinat që funksionojnë vetvetiu, se rregulli dhe ekuilibri I përsosur brenda tyre ishte vepër e rastit. Megjithatë, sot është vërtetuar shkencërisht natyra e rreme e materializmit dhe Darvinizmit, e ashtuquajtura bazë shkencore e tij. (Shih: Harun Yahya, The Evolution Deceit, 8th ed., Taha Publishers, 2004 dhe Darëinism Refuted, Goodëord Books, 2003.)

Zbulimet shkencore të shekullit të 20-të që pasuan me shpejtësi njëra pas tjetrës në sferën e astrofizikës dhe biologjisë kanë vërtetuar se jeta dhe gjithësia janë krijuar.

Ndërsa tezat e Darvinit u shembën, teoria e Big Bang-ut ka treguar se gjithësia u krijua nga asgjëja. Zbulimet kanë gjetur se ekziston një projekt dhe rregull I shkëlqyeshëm në botën materiale dhe kjo ka vërtetuar kategorikisht natyrën e pabazë të pretendimeve materialiste.

Duke pasur parasysh kushtet e nevojshme për jetë, ne shohim se vetëm Toka plotëson këto kushte të veçanta. Për një mjedis të përshtatshëm për jetë ka kondita të panumërta që ndodhin në të njëjtën kohë dhe në vazhdimësi rreth nesh. Ka disa qindra miliarda galaktika, secila me mesatarisht qindra miliarda yje. Në të gjitha galaktikat ka ndoshta planete po aq as yje. 8 Me përballjen me shifra të tilla njeriu mund të kuptoj më mirë rëndësinë e formimit të një ambienti aq të veçantë në Tokë.

Nga forca e shpërthimit të Big Bang-ut deri tek vlerat fizike të atomeve, nga nivelet e katër forcave themelore deri tek proceset kimike në yje, nga lloji i dritës së emituar nga Dielli deri tek niveli i viskozitetit të ujit, nga distanca në mes Hënës dhe Tokës deri tek niveli i gazërave në atmosferë, nga largësia e Tokës nga Dielli deri tek këndi i pjerrtësisë në orbitën e vet, dhe nga shpejtësia me të cilën Toka rrotullohet rreth boshtit të vet deri tek funksionet e oqeaneve dhe maleve në Tokë: secili detaj i vetëm është i përshtashur në mënyrë ideale jetës tonë. Sot, bota shkencore shpjegon këto tipare nëpërmjet koncepteve të „Parimeve Antropike" dhe „Rregullit të Shkëlqyeshëm.” Këto koncepte përmbledhin mënyrën se si gjithësia nuk është një grumbull i paqëllimtë apo i pakontrolluar i lëndës por se ka një qëllim drejtuar jetës së njeriut dhe është projektuar me precizitetin më të madh.
Në ajetet e mësipërme tërheqet vëmendja për masën dhe harmoninë në krijimet e Allahut. Fjala „taqdeeran", që dmth „të projektoj, matë, të krijoj duke matur", përdoret në ajetet Kur’anore si Surja Furkan 2. Fjala „tibaqan", që dmth „në harmoni", përdoret në Suren Mulk 3 dhe Suren Nuh 15. Veç kësaj, Allahu zbulon në Suren Mulk me fjalën „tafawutin", që dmth „mosmarrëveshje, dhunë, jopajtueshmëri, çrregullim, kundërshti", se ata që e dëshirojnë mungesën e harmonisë dhe çrregullimin do të dështojnë.

Termi "rregullimi I shkëlqyeshëm”, që filloj të përdoret nga fundi I shekullit 20, përfaqëson këtë të vërtetë të zbuluar në këto ajete. Gjatë çerek-shekullit të fundit, shumë shkenctarë, intelektualë dhe shkrimtarë të mëdhej e kanë vërtetuar se gjithësia nuk është një grumbull i rastësive. Përkundrazi, ka një projektim dhe rregull të jashtëzakonshëm, i përshtatur në mënyrë ideale jetës njerëzore në çdo detaj të tij. (Shih Harun Yahya, The Creation of the Universe, Al-Attique Publishers, November 2002 dhe A Chain of Miracles, Global Publishing, May 2004.) Shumë tipare në gjithësi qartë tregojnë se gjithësia është projektuar posaqërisht për të mbështetur jetën. Fizikanti Dr. Karl Giberson e shpreh këtë fakt kështu:

Në 1960-tat disa fizikantë vërejtën se gjithësia jonë duket se ka qenë rregulluar shkëlqyeshëm për ekzistencën e jetës njerëzore. 9
Astrofizikanti Britanez Profesor George F. Ellis I referohet këtij rregullimi të shkëlqyeshëm me këto fjalë:
Rregullim I shkëlqyeshëm mahnitës ndodh në ligjet që e bëjnë këtë (tërësi) të mundshme. Realizimi I kompleksitetit të asaj që është kryer e bën shumë të vështirë mospërdorimin e fjalës "mrekulli” pa marrë një qëndrim sa I përket statusit onkologjik të fjalës. 10
"Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet”
(Kur’an, 3:109)

Shpejtësia e shpërthimit të Big Bang-ut:
Ekuilibrat e themeluar nga Big Bang-u, formimi I menjëhershëm I gjithësisë, është një nga dëshmitë se gjithësia nuk ka ardhë në ekzistencë rastësisht. Sipas profesorit të mirënjohur të fizikës matematike në Adelaide University, Paul Davies, nëse shkalla e zgjerimit që vijoj pas Big Bang-ut do të ishte vetëm një e miliardta miliardë pjesë më ndryshe (1/1018) gjithësia nuk do kishte ardhur në ekzistencë.11 Në librin e tij A Brief History of Time, Stephen Hawking e njeh këtë saktësi të jashtëzakonshme në shkallën e zgjerimit të gjithësisë:

Nëse shkalla e zgjerimit vetëm një sekond pas Big Bang-ut do të ishte më e vogël madje për një të njëqind mijtën e njëqind million milionëve, gjithësia do të ishte shkatërruar para se të arrinte madhësinë e tanishme. 12
Katër Forcat:

E gjithë lëvizja fizike në gjithësi ndodh falë ndërveprimit dhe ekuilibrit të katër forcave të njohura nga
fizika moderne: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Këto forca posedojnë vlera jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Biologu molekular I famshëm, Michael Denton, e përshkruan ekuilibrin e jashtëzakonshëm midis këtyre forcave në këtë mënyrë:
Nëse, për shembull, forca gravitacionale do të ishte një trilion herë më e fuqishme atëherë gjithësia do të ishte shumë më e vogël dhe historia e jetës së saj shumë më e shkurtër. Ylli mesatar do të kishte një trilion herë më pak masë se dielli dhe jetëgjatësi prej rreth një viti. Në anën tjetër, nëse graviteti do të ishte më pak I fuqishëm nuk do të ishin formuar kurrë yje apo galaktika. Marrëdhëniet dhe vlerat tjera nuk janë më pak kritike. Nëse forca e fuqishme do të ishte vetëm pak më e dobët elementi i vetëm që do të ishte stabil do ishte hidrogjeni. Nuk do të mund të ekzistonin atome tjera. Nëse do të ishte pak më e fortë në raport me elektromagnetizmin atëherë një bërthamë atomike që përbëhet vetëm prej dy protoneve do të ishte tipari I qëndrueshmërisë së galaktikës – që dmth se nuk do të kishte hidrogjen dhe nëse ndonjë yll apo galaktikë do të evoluonte atëherë do të ishin shumë më të ndryshme se që janë tani. Qartë, nëse këto forca të ndryshme dhe konstante nuk do të kishin vlerat që kanë tani atëherë nuk do të ekzistonin yje, supernova, planete, atome apo jetë. 13
Distancat ndërmjet Trupave Qiellore:

Shpërndarja e trupave qiellore në hapësirë dhe hapësira tejet e madhe ndërmjet tyre janë thelbësore për jetën në Tokë. Distancat ndërmjet trupave qiellore janë përcaktuar me një përllogaritje në pajtueshmëri me shumë forca të fuqishme univerzale në mënyrë që të mbështetet jeta në Tokë. Në librin e tij Nature's Destiny, Michael Denton përshkruan distancën ndërmjet një supernove dhe yjeve:
Distanca ndërmjet një supernove dhe në të vërtetë ndërmjet të gjithë yjeve është kritike për arsye të tjera. Distanca ndërmjet yjeve dhe galaktikës tonë është rreth 30 milion milje. Nëse kjo distancë do të ishte pak më e vogël orbitat planetare do të destabilizoheshin. Nëse do të ishtë pak më e madhe atëherë mbeturinat e hedhura nga supernova do të shpërndaheshin aq shumë sa sistemet planetare sikurse yni, sipas gjitha gjasave, nuk të formoheshin kurrë. Nëse kozmosi do të ishte vend për jetesë atëherë shpërndarja e supernovës duhet të ndodh në një shkallë shumë të saktë dhe distanca mesatare në mes tyre, dhe midis të gjitha yjeve, duhet të jetë shumë e afërt me shifrat aktuale të vëzhguara. 14
Graviteti:
- Nëse graviteti do të ishtë më I fortë, në atmosferën e Tokës do të mblidhej më tepër amoniak dhe metan, e që do të kishte efekt të dëmshëm për jetesë.
- Nëse do të ishte më I dobët, atmosfera e Tokës do të humbiste sasi të tepërt të ujit, duke e bërë jetesën të pamundshme.
Largësia e Tokës nga Dielli:
- Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të bëhej shumë I ftohtë, do të ndikohej cikli I ujit në atmosferë dhe planeti do të futej në periudhën e akullnajave.
- Nëse Toka do të ishte më afër Diellit, bimët do të digjeshin, cikli I ujit në atmosferën e Tokës do të dëmtohej pandreqshëm dhe jetesa do të bëhej e pamundur.
Trashësia e Korës së Tokës:
- Nëse korja do të ishte më e trashë atëherë sasi e tepërt e oksigjenit do të bartej nga atmosfera në të.
- Nëse do të ishte më e hollë, jetesa do të ishe e pamundur si rezultat i sasisë së aktivitetit vullkanik.
Shpejtësia me të cilën Toka Rrotullohet:
- Nëse do të ishte më e ngadalshme, diferenca e temperaturës ndërmjet ditës dhe natës do të rritej jashtëzakonisht shumë.
- Nëse do të ishte më e shpejtë atëherë erërat atmosferike do të arrinin shpejtësi të jashtëzakonshme kështu që ciklonet dhe stuhitë do e bënin jetesën të pamundshme.
Fusha Magnetike e Tokës:
- Nëse do të ishte më e fuqishme atëherë do të lindin stuhi elektromagnetike shumë të fuqishme.
- Nëse do të ishte më e dobët atëherë Toka do të humbiste mbrojtjen e saj kundër grimcave të dëmshme të lëshuara nga Dielli, që njihen si erëra diellore. Të dy situatat do t’a bënin jetesën të pamundshme.
Efekti Albedo (Raporti midis sasisë së dritës që Toka reflekton dhe sasisë së dritës që absorbon)
- Nëse do të ishte më i madh, menjëherë do të rezultonte një periudhë e akullnajave.
- Nëse do të ishte më i vogël, efekti serrë do e ngrohte Tokën për së tepërmi. Së pari Toka do të vërshohej nga shkrirja e akullnajave e pastaj do të digjej në tërësi.
Proporcioni I Oksigjenit dhe Azotit në Atmosferë:
- Nëse do të ishte më i madh, funksionet vitale do të përshpejtoheshin pafavorshëm.
- Nëse do të ishte më i vogël, funksionet vitale do të ngadalësoheshin pafavorshëm.
Proporcioni I Dioksidit të Karbonit dhe Ujit në Atmosferë:
- Nëse do të ishte më i madh, atmosfera do të tejnxehej.
- Nëse do të ishte më i vogël, temperatura e atmosferës do të ulej.
Trashësia e Shtresës së Ozonit:
- Nëse do të ishte më e madhe, temperatura e Tokës do të ulej jashtëzakonisht shumë.
- Nëse do të ishte më e vogël, Toka do të tejnxehej dhe do të ishte e pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë të emetuara nga Dielli.
Aktiviteti Seizmik (Tërmetet):
- Nëse do të kishte më shumë, do të kishte rrëmujë të përhershme për gjallesat.
- Nëse do të kishte më pak, ushqimet në fund të detit nuk do të përhapeshin në ujë. Kjo do të kishte efekt të dëmshëm për jetën në detëra dhe oqeane dhe për të gjitha gjallesat në Tokë.
Këndi I Pjerrtësisë së Tokës:
Toka ka një kënd pjerrtësie prej 23 shkallë në orbitën e saj. Është pikërisht kjo pjerrtësi që sjell sezonat. Nëse ky kënd do të ishte më I madh apo më I vogël se që është tani, dallimet e temperaturës ndërmjet sezonave do të arrinin përmasa ekstreme, me vera me nxehtësi të padurueshme dhe dimra tmerrësisht të ftohtë.
Madhësia e Diellit:
Një yll më I vogël se Dielli do të thotë se Toka do të ngrihej dhe një yll më I madh do të çojë në djegien e tërësishme të Tokës.
Tërheqja në mes Tokës dhe Hënës:
- Nëse do të ishte më e madhe, tërheqja e fuqishme e Hënës do të kishte efekte shumë të rënda në kushtet atmosferike, shpejtësinë me të cilën Toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe në rrymat detare.
- Nëse do të ishte më e vogël, kjo do të çonte në ndryshime klimatike ekstreme.
Distanca ndërmjet Tokës dhe Hënës:
- Nëse do të ishin vetëm pak më afër, Hëna do të përplasej me Tokën.
- Nëse do të ishin më larg, Hëna do të humbej në gjithësi.
- Po të ishin vetëm pak më pranë njëra-tjetrës, efekti I Hënës në rrymat Tokësorë do të arrinte përmasa të rrezikshme. Valët oqeanike do të përmbytnin zonat e ulëta. Fërkimi që do shfaqej si rezultat I kësaj do të rriste temperaturën e oqeaneve dhe ekuilibri I ndjeshëm I temperaturave, që është I domosdoshëm për jetën në Tokë, do të zhdukej.
- Po të ishin vetëm pak më larg njëra-tjetrës, rrymat do të uleshin duke I bërë oqeanet më pak të levizshëm. Uji I palëvizshëm do të rrezikonte jetën në detëra dhe niveli I oksigjenit që ne thithim do të rrezikohej. 15
"Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.”
(Kur’an, 3:189-190)
Temperatura e Tokës dhe Jeta e bazuar në Karbon:
Ekzistenca e karbonit, baza e të gjithë ekzistencës, varet nga ngelja e temperaturës brenda kufijve të caktuar. Karboni është substancë themelore për molekulat organike si: aminoacidet, acidi nukleik dhe proteinat; Këto përbëjnë bazën e jetës. Për këtë arsye, jeta mund të bazohet vetëm në karbon. Duke pasur parasysh këtë, temperatura ekzistuese nuk duhet të jetë më e ulët se -20 gradë celzius dhe më e lartë se 120 gradë celzius. Këto janë vetëm kuftijtë e temperaturës në Tokë.
Këto janë vetëm disa prej ekuilibrave jashtëzakonisht të ndjeshëm të cilat janë thelbësore për shfaqjen dhe mbijetimin e jetës në Tokë. Sidoqoftë, këto janë të mjaftueshme për të zbuluar përfundimisht se Toka dhe gjithësia nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë si rezultat I një numri rastësish të njëpasnjëshme. Konceptet e "rregullit të shkëlqyeshëm” dhe "parimit antropik” që filluan të përdoren në shekullin 20 janë dëshmi e mëtejshme e krijimeve të Allahut. Harmonia dhe proporcioni aty u përshkruan me saktësi të shkëlqyeshme katërmbëdhjetë shekuj më parë në Kur’an.

Views: 1653 | Added by: men2y | Rating: 2.0/1
Total comments: 1
1 men2y  
0
[color=red]e wertet

Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]

Ora

<3Chat<3

200

Block title

Block title

Our poll

Votoje ket Web
Total of answers: 14

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

...Kerko...

...Kalendari...

«  November 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Block title

Kyqu Ne:

$www.nje-zemer.tk$